Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë ka vizituar mauzeleumin Anitkabir, përcjell InLajmi.
Maqedonci tha se ishte nder për të të vizitonte vendin ku prehet në paqe Mustafa Kemal Ataturk, themeluesi i Turqisë moderne.
Ministri tha se jeta e vepra e Ataturkut vazhdon të shërbej si shembull përgjatë mbarë botës për çdo udhëheqës që beson në vlerat demokratike, në barazinë dhe mirëqenien e përgjithshme. Personalitete të tilla nuk harrohen asnjëherë.
Postimi i plotë i tij:
Ishte nder për mua që gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Türkiye të vizitoj mauzeleumin Anitkabir, vendin ku prehet në paqe Mustafa Kemal Atatürk, themeluesi i Turqisë moderne.
Jeta dhe vepra e Ataturkut vazhdon të shërbej si shembull përgjatë mbarë botës për çdo udhëheqës që beson në vlerat demokratike, në barazinë dhe mirëqenien e përgjithshme. Personalitete të tilla nuk harrohen asnjëherë. /InLajmi/