I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak, është takuar me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, përcjell InLajmi.
Në njoftimin e KFOR-it thuhet se emisari i BE-së dhe komandanti Ulutas diskutuan përpjekjet e përbashkëta drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetit rajonal.
Tutje në njoftim thuhet se NATO vazhdon të ofrojë kornizën e sigurisë duke mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, për të mirën e të gjitha komuniteteve.
Njoftimi i plotë nga KFOR:
Mirë për të takuar përfaqësuesin special të BE-së Miroslav Lajçak dhe për të diskutuar përpjekjet e përbashkëta drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetit rajonal. NATO, KFOR vazhdon të ofrojë kornizën e sigurisë duke mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, për të mirën e të gjitha komuniteteve. /InLajmi/