Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë diskutimit me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, në Beograd ka vënë në theks nevojën e formimit tëAsociacioni i Komunave Serbe dhe mbajtjen urgjent të zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, transmeton InLajmi.
Vuçiq është shprehur se në takim me Lajçakun ka përsëriti gatishmërinë e Serbisë për të përmbushur detyrimet e saj duke respektuar Kushtetutën e Serbisë dhe Kartën e OKB-së.
“ Takimi konstruktiv dhe shumë korrekt me Miroslav Lajçak. Theksova domosdoshmërinë e formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, mbajtjen urgjente të zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës dhe kërkova mbështetjen e BE-së për ndalimin e provokimeve të mëtejshme që vijnë nga Prishtina. E ritheksova gatishmërinë e Republikës së Serbisë për të përmbushur obligimet e saj, në përputhje me marrëveshjet juridike ndërkombëtare, duke respektuar Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe Kartën e OKB-së”, është shprehur Vuçiq./InLajmi/