Një fustan i veshur nga Princesha Diana në 1985 u shit për 11 herë çmimin e tij origjinal. Fustani i zi i mbrëmjes u shit në një ankand në Hollywood për 1.150.000 euro.
Ky është rekordi për shitjen e pjesëve të modës të veshura nga princesha.
Fustanin e vlerësuar rreth 100.000 euro, Princesha Diana e veshi në Firence në vitin 1985 në një darkë. Ajo ishte në shoqërinë e burrit të saj të atëhershëm, Princit Charles, i cili tani është mbreti britanik.
Më pas ajo e veshi përsëri në një koncert të orkestrës simfonike në Vankuver, Kanada një vit më vonë. Ai është bërë nga një pëlhurë e përzgjedhur nga tregtari i famshëm i tekstilit Jakob Schlefr, mbi të cilin janë qëndisur me kujdes yjet, shkruan Alsat.m.
Fustani është punuar me dorë nga ekipi i dizajnit të krijuesit Jacques Azaguri.