Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është bërë pengesa kryesore për implementimin e marrëveshjeve të cilat janë nënshkruar nga Kosova dhe Serbia në Bruksel.
Ai thotë se edhe nëse pushtetet ndërrohen, askush nuk mund ta heqë nga agjenda e dialogut çështjen e Asociacionit, Front Online.
“Askush që vjen në pushtet dhe që merr përgjegjësinë e qeverisjes së Kosovës nuk do ketë mundësi ta heqë nga tryeza çështjen e Asociacionit, sepse sipas këndvështrimit të BE -SHBA themelimi i Asociacionit do jetë fundi i mundësisë së Serbisë për destabilizimin e rajonit ashtu siç edhe Asociacioni pa kompetenca ekzekutive do krijoj përgjegjësi e raporte të mira ndërnacionale”, ka thënë Haliti.