Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca uron Talat Xhaferin që u zgjodh kryeministri i Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që mbërrin deri në krye të shtetit, përcjell InLajmi.
Konjufca uron që kjo përgjegjësi e re t’iu shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim, bërja e Xhaferit kryeministër deri në realizimin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut vjen si mundësi që pjesëmarrja dhe integrimi i plotë i shqiptarëve të vlerësohet si synim i pashmangshëm, aq sa edhe përparimtar, prej të cilit përfiton më së miri vetë Maqedonia e Veriut.
Tutje ai e uron dhe një herë suksese në detyrën e tij duke shpresuar dhe besuar se kjo do t’i hapë rrugën ndryshimeve të përparimit të vazhdushëm politik.
Postimi i plotë i tij:
Talat Xhaferit ia uroj pozitën e re të Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, këtë arritje të rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Deri dje ai udhëhoqi shkëlqyeshëm Kuvendin e këtij vendi mik.
Kryeministri shqiptar, sado me kompetenca dhe kohë të limituar, thyen një barrierë të perceptimit për këdo. Urojmë që kjo përgjegjësi e re t’iu shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim. Bërja e Z. Xhaferi kryeministër deri në realizimin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut vjen si mundësi që pjesëmarrja dhe integrimi i plotë i shqiptarëve të vlerësohet si synim i pashmangshëm, aq sa edhe përparimtar, prej të cilit përfiton më së miri vetë Maqedonia e Veriut.
Urime z. Xhaferi dhe suksese në detyrën tuaj, duke shpresuar dhe besuar se kjo do t’i hap rrugën ndryshimeve të përparimit të vazhdueshëm politik!/InLajmi/