Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj uron Talat Xhaferin për zgjedhjen si shef i Qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut përcjell InLajmi.
Hoxhaj thekson se e uroi përmes telefonit për postin dhe për këtë arritje historike të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.
Nënkryetari i Kuvendit tha se kjo zgjedhje ndikon në fuqizimin e Kosovës, por edhe në ngritjen politike të shqiptarëve kudo dhe në europianizimin e Ballkanit.
Postimi i plotë i tij:
Sapo telefonova dhe urova Kryeministrin Talat Xhaferi për postin dhe për këtë arritje historike të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, që ndikon në fuqizimin e Kosovës, por edhe në ngritjen politike të shqiptarëve kudo dhe në europianizimin e Ballkanit!/InLajmi/