Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, uron Talat Xhaferin që u zgjodh kryeministër i Maqedonisë së Veriut, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se zgjedhja e Xhaferit si kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë Veriore përbën lajmin më të mirë për të ardhmen e shqiptarëve atje dhe për shtetin tonë fqinj.
Ai po ashtu Talat Xhaferi, sikurse kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i uron për këtë të arritur historike, duke qenë të bindur se e ardhmja jonë e përbashkët është në Bashkimin Evropian, në NATO dhe mekanizma tjerë të rëndësishëm ndërkombëtar.
Postimi i plotë i tij:
Një fillimvit i mbarë për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, për vet shtetin dhe mbarë rajonin!
Zgjedhja e Talat Xhaferit, si kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë Veriore përbën lajmin më të mirë për të ardhmen e shqiptarëve atje dhe për shtetin tonë fqinj.
Mikut tim Talat Xhaferi, sikurse kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i uroj përzemërsisht për këtë të arritur historike, duke qenë të bindur se e ardhmja jonë e përbashkët është në Bashkimin Evropian, në NATO dhe mekanizma tjerë të rëndësishëm ndërkombëtar.
Urime!/InLajmi/