Një juri e Nju Jorkut ka vendosur që ish-presidenti amerikan Donald Trump duhet të paguajë 83.3 milionë dollarë (mbi 76 milionë euro) për shpifjen ndaj kolomunistes E Jean Carroll në vitin 2019, gjatë kohës kur ai ishte president.
Caroll tha se Trumpi shkatërroi reputacionin e saj si një gazetare e besueshme duke mohuar se ai e përdhunoi.
Dënimi në gjyqin civil është 18.3 milion dollarë (mbi 16 milionë euro) për dëmshpërblim dhe 65 milion dollarë (mbi 59 milionë euro) për dëme ndëshkuese, raporton BBC.
Ai u zotua të apelojë vendimin e fundit, duke e quajtur rastin një gjueti shtrigash dhe vendimin “Absolutisht qesharak!” transmeton Klankosova.tv.
Jurisë prej 7 burrash dhe 2 grave iu deshën më pak se 3 orë për të marrë një vendim të premten pasdite.