Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka thënë se janë bërë 24 vite që nga themelimi i Rinisë Demokratike të Kosovës, përcjell InLajmi.
Krasniqi tha se entuziazmi, përkushtimi e angazhimi konsistent i mijëra vajzave e djemve, që ndër vite i janë bashkuar PDK-së, me pjesëmarrje aktive në Rininë Demokratike të Kosovës – kanë shërbyer si forcë shtytëse e çdo procesi për ndryshim dhe zhvillim.
Kreu i PDK-së tha se për 24 vite , RDK ka nxjerrë personalitete, që kanë bartur pozita me përgjegjësi udhëheqëse shtetërore e lokale, duke dhënë kontributin e tyre të shquar në shtetformim e shtetndërtim.
Tutje tha se të palëkundur në vizionin tonë, edhe kapitullin e ri për Kosovën, Partia Demokratike e Kosovës do ta hapë me të rinjtë, për ta ndërtuar bashkë të ardhmen në vend.
Gjithashtu ai u shpreh mirënjohës për të gjithë aktivistët e RDK-së nga viti 2000 e deri më sot. Shumë krenar për gjithçka që përfaqësojmë.

Postimi i plotë i tij:
24 vjet RDK. Entuziazimi, përkushtimi e angazhimi konsistent i mijëra vajzave e djemve, që ndër vite i janë bashkuar PDK-së, me pjesëmarrje aktive në Rininë Demokratike të Kosovës – kanë shërbyer si forcë shtytëse e çdo procesi për ndryshim dhe zhvillim.
Për 24 vjet, RDK ka nxjerrë personalitete, që kanë bartur pozita me përgjegjësi udhëheqëse shtetërore e lokale, duke dhënë kontributin e tyre të shquar në shtetformim e shtetndërtim.
Të palëkundur në vizionin tonë, edhe kapitullin e ri për Kosovën, Partia Demokratike e Kosovës do ta hapë me të rinjtë, për ta ndërtuar bashkë të ardhmen në vend.
Mirënjohës pa fund për të gjithë aktivistët e RDK-së nga viti 2000 e deri më sot. Shumë krenar për gjithçka që përfaqësojmë. Urime dhe faleminderit! /InLajmi/