Zëvendëskryeministrja njëherësh edhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz, gjatë vizitës së saj në Andorë është takuar me Kryetarin e Parlamentit të Principatës së Andorrës Carles Ensenyat Reig, përcjell InLajmi.
Gërvalla tha se u rikonfirmua angazhimi aktiv dhe mbështetja e parezervë për Kosovën e përfaqësuesve të saj në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.
Tutje ajo tha se temë e bisedës ishin edhe zhvillimet e vitit që lamë pas në Kosovë, të arriturat në ekonomi, sundim të ligjit dhe rrugën e saj integruese drejt mekanizmave ndërkombëtarë.
Postimi i plotë i saj:
Gjatë takimit me Kryetarin e Parlamentit të Principatës së Andorrës, z. Carles Ensenyat Reig, u rikonfirmua angazhimi aktiv dhe mbështetja e parezervë për Kosovën e përfaqësuesve të saj në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Temë e bisedës ishin edhe zhvillimet e vitit që lamë pas në Kosovë, të arriturat në ekonomi, sundim të ligjit dhe rrugën e saj integruese drejt mekanizmave ndërkombëtarë. /InLajmi/