Ish-kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, ka pranuar këtë të premtë mandatin për kryeministër për formimin e Qeverisë teknike, përcjell InLajmi.
Xhaferi tha se me krenari dhe nder të veçantë e ka pranuar Mandatin për formimin e Qeverisë.
Tutje ai tha se edhe pozita e kryeministrit do të vazhdoj të punoj me përkushtim, me përgjegjësi dhe transparencë, duke i pasur gjithmonë parasysh mirëqenien, përparimin dhe përfitimet e qytetarëve dhe shtetit.
Postimi i plotë i tij:
Me krenari dhe nder të veçantë e pranova Mandatin për formimin e Qeverisë. Edhe nga pozita e Kryeministrit do të vazhdoj të punoj me përkushtim, me përgjegjësi dhe transparencë, duke i pasur gjithmonë parasysh mirëqenien, përparimin dhe përfitimet e qytetarëve dhe shtetit. /InLajmi/