Ish-këshilltari politik i Presidentës së Republikës së Kosovës Vjosa Osmanit, Vehbi Miftari që nga 1 shkurti do të udhëheqë misionin e sapothemeluar të Kosovës në Selinë e Shenjtë, Vatikan, përcjell InLajmi.
Miftari tha se pas 3 vitesh angashim si këshilltar politik i presidentes, ka qenë një përvojë e vyer në shërbim të Republikës.
Tutje ai falënderoi presidenten për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe besimin e saj dhe të institucioneve të vendit.
Postimi i plotë i tij:
Sot, pas 3 vjetësh angazhimi si këshilltar politik i Presidentes Vjosa Osmani, e përmbylla angzhimin tim në Zyrën e Presidentes së Kosovës. Ka qenë përvojë fort e vyer në shërbim të Republikës.
E falënderova Presidenten për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe besimin e saj dhe të institucioneve të vendit që nga 1 shkurti të udhëheq misionin e sapothemeluar të Kosovës në Selinë e Shenjtë/Vatikan. Na priftë e mbara! /InLajmi/