Të premten moti po kthjellohet, por në Kosovë dhe disa zona tjera kontinentale do të fryjnë erëra paksa të ftohta nga veriu, megjithatë dielli i fortë dhe temperaturat nuk pësojnë ulje.

Fronti i i ri, i ftohtë ajror arrin mëngjesin e së shtunës me reshje kalimtare shiu e bore ndërsa gjatë dhe sidomos pas frontit fuqizohen erërat e ftohta nga veriu, ndërsa vazhdojnë fjollat sporadike të borës të karakterit lokal.
Njëkohësisht nga Evropa qendrore vjen ajri edhe më i ftohtë sidomos të dilelën, me ulje të mëtujeshme të temperaturave dhe reshje lokale bore në disa vise kontinentale sidomos në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Reshjet e borës do të jenë të pakta dhe të karakterit lokal, por nganjëherë mund të dhurojnë pamje spektakolare afatshkurtra.
Ulja e temperaturave do të ndjehet më shumë në Kosovë, Luginë dhe Maqedoninë Veriore, por edhe në Shqipëri pak a shumë, ndërsa fjollate borës nganjëherë mund të japin pamje të bukura (të dielën dhe të hënën).
Fjollat e borës të herëpashershme vazhdojnë edhe të hënën ku priten edhe një ditë e ftohtë. Këto masa të ftohta ajrore vijnë si pasojë e sistemeve ciklonike që nga Skandinavia depërtojnë thellë në lindje të Evropes dhe Euroazi.
Shqipëria nën ndikimin edhe më të fortë anticiklonik kryesisht pa reshje fare.
Fundi i Janarit shënon fuqizimin edhe më të fortë të anticiklonit dhe njëkohësisht rriten temperaturat, ngase sistemet frontale nga veriu e lindja do të largohen përfundimisht nga territoret tona thellë e më thellë në lindje, prandaj sa përket këtij Janari kënaquni me këto fjolla të herëpashershme bore të dielën dhe të hënën.





















