• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 14 November, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Stano: Raportet e mira fqinjësore, gur themeltar i anëtarësimit në BE për secilin vend aspirues

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
25 January 2024
në Bota
0 0
0
Stano: Raportet e mira fqinjësore, gur themeltar i anëtarësimit në BE për secilin vend aspirues
0
SHPERNDARJE
13
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ideja që është dëgjuar në Kosovë nga kryeministri Albin Kurti dhe është përsëritur edhe nga zyrtarë të tjerë, që të ndahet procesi i integrimeve evropiane nga dialogu me Serbinë, konsiderohet në parim e palogjikshme dhe e pamundur nga shumë diplomatë në selinë e Bashkimit Evropian.

Kurti kishte thënë se është në interesin e shtetit të Kosovës, të BE-së dhe SHBA-së që procesi i anëtarësimit të Kosovës në bllokun evropian të mos jetë i lidhur me dialogun Kosovë – Serbi për normalizim marrëdhëniesh. Këto deklarata Kurti i kishte bërë në konferencën “Plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe integrimi më i shpejtë në BE”, që është mbajtur më 22 janar në Shkup të Maqedonisë Veriut.

Disa prej diplomatëve të BE-së, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, thonë se zgjidhja e problemeve apo çështjeve të hapura me fqinjët për secilin vend është në thelb të procesit të zgjerimit.

“Bashkëpunimi rajonal, fqinjësia e mirë dhe gatishmëria për zgjidhjen e çështjeve të hapura me fqinjët nëpërmjet mjeteve politike dhe dialogut, qysh nga samiti i Zagrebit në vitin 2000 e deri me sot është vendosur si kusht në procesin e zgjerimit. Pa këtë kusht, zgjerimi nuk do të kishte kuptim, sepse BE-ja nuk dëshiron të ketë vende anëtare, të cilat kanë konflikte me fqinjët, “ka thënë një diplomat i BE-së duke rikujtuar se „normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është një prej çështjeve më të rëndësishme jo vetëm për këto 2 vende, por për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Edhe zëdhënësi i BE-së për çështje të jashtme dhe të sigurisë, Peter Stano, ka thënë se raportet e mira fqinjësore dhe pajtimi janë gur themeltar i procesit të integrimit në BE.

“Raportet e mira fqinjësore, pajtimi dhe normalizimi i raporteve janë gur themeltar i procesit të anëtarësimit në BE për secilin vend aspirues. Kjo, po ashtu, është pjesë ligjore e përfshirë në dokumentet relevante që lidhen me procesin e anëtarësimit të Kosovës, Serbisë dhe të gjitha vendeve tjera”, ka thënë në përgjigjen e tij Stano.

“Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare kanë qenë të qarta si kristali në deklaratat publike dhe direkt me partnerët, se rruga drejt BE-së për Kosovën dhe Serbin çon përmes dialogut për normalizimin e raporteve”, ka thënë ai duke rikujtuar disa konkluzione të Këshillit të BE-së që nga viti 2013, e deri te konkluzionet e fundit të Këshillit të çështjeve të përgjithshme nga 12 dhjetori i vitit të shkuar.

Në ato konkluzione ishte shkruar se normalizimi i raporteve dhe implementimi i obligimeve nga dialogu janë kushte esenciale në rrugën evropiane të Kosovës dhe të Serbisë dhe të dyja rrezikojnë të humbin rastet e rëndësishme në mungesë të progresit.

Sipas diplomatëve evropianë, dialogu është mjet për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa normalizimi është kusht për të 2 vendet për progresin e tyre në procesin e integrimeve evropiane. Prandaj, thonë këto burime, është e pamundur dhe do të ishte në kundërshtim me logjikën e procesit të zgjerimit sikur ky kusht të hiqet.

Burimet e BE-së kanë thënë se edhe nga Serbia është dëgjuar disa herë se nuk mund “të mbetet peng i dialogut“, sepse Beogradi pretendon se i ka përmbushur të gjitha obligimet, kurse Kosova nuk i ka përmbushur dhe, sipas tyre, “Kosova mban përgjegjësi për mungesën e progresit në procesin e normalizimit të raporteve”.

Por, ajo që është e kuptueshme, sipas diplomatëve e të BE-së, është që secili vend që aspiron anëtarësimin në BE të ketë rrugën e vet dhe të vlerësohet në bazë të meritave të veta individuale në përmbushjen e kritereve.

“Kjo do të thotë se nëse Kosova i përmbush obligimet e saj e Serbia jo, atëherë Kosova nuk do të pengohet për të përparuar. Do të vlejë edhe e kundërta, që Serbia të mos jetë peng i dështimit të Kosovës në përmbushjen e obligimeve”, ka thënë një diplomat i BE-së.

Burimet në BE rikujtojnë se zbatimi i obligimeve nga dialogu do të bëhet edhe pjesë formale e procesit të negociatave të anëtarësimit me Serbinë, duke e përfshirë edhe në kapitullin 35 të Kornizës negociuese të BE-së siç kanë kërkuar edhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Tags: BEDialogu Kosovë-SerbiPeter Stano
Postimi i mëparshëm

Joffre: Presim përparim në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi në fillim të këtij viti

Postimi tjetër

TKOB do të mirëpresë Korin e Filarmonisë së Kosovës në 20-vjetorin e krijimit të tij

Të ngjajshme Postime

2300 vite burg për rivalin e Erdogan/ ‘Çmendet’ kryeprokurori në Stamboll, e akuzoi për 142 vepra penale
Bota

2300 vite burg për rivalin e Erdogan/ ‘Çmendet’ kryeprokurori në Stamboll, e akuzoi për 142 vepra penale

12 November 2025
Demokratët publikojnë email-e të reja të Epstein që përmendin Trumpin
Bota

Demokratët publikojnë email-e të reja të Epstein që përmendin Trumpin

12 November 2025
Imamoglu u përgjigjet prokurorëve për aktakuzën prej 4 000 faqesh: Turp të keni!
Bota

Imamoglu u përgjigjet prokurorëve për aktakuzën prej 4 000 faqesh: Turp të keni!

12 November 2025
Ukraina prodhon më shumë dronë se të gjitha vendet e NATO-s
Bota

Ukraina prodhon më shumë dronë se të gjitha vendet e NATO-s

11 November 2025
Trump: Heqja e tarifave i kushton SHBA-së 3 trilionë dollarë humbje, shkatërruese
Bota

Trump: Heqja e tarifave i kushton SHBA-së 3 trilionë dollarë humbje, shkatërruese

11 November 2025
Amerikanët “largojnë” tifozët: Parkimi në Kupën e Botës do të jetë më i shtrenjtë se biletat për në “Katar 2022”
Bota

Amerikanët “largojnë” tifozët: Parkimi në Kupën e Botës do të jetë më i shtrenjtë se biletat për në “Katar 2022”

11 November 2025
Postimi tjetër
TKOB do të mirëpresë Korin e Filarmonisë së Kosovës në 20-vjetorin e krijimit të tij

TKOB do të mirëpresë Korin e Filarmonisë së Kosovës në 20-vjetorin e krijimit të tij

Lajmet e fundit

Gabimet që nuk duhet të bëni kur dilni me dikë që ju pëlqen…

Gabimet që nuk duhet të bëni kur dilni me dikë që ju pëlqen…

14 November 2025
Jeni pa energji dhe ndieni lodhje gjithë ditën? Ja ushqimet që mungojnë në dietën tuaj

Jeni pa energji dhe ndieni lodhje gjithë ditën? Ja ushqimet që mungojnë në dietën tuaj

14 November 2025
Ndeshja me Andorrën, Rama reagon pas fitores së djemve të Kombëtares: Ec aty shqipe

Ndeshja me Andorrën, Rama reagon pas fitores së djemve të Kombëtares: Ec aty shqipe

14 November 2025
Festë te Shqipëria, heshtje te Broja: Sulmuesi shihet i mërzitur pas paraqitjes ndaj Andorrës

Festë te Shqipëria, heshtje te Broja: Sulmuesi shihet i mërzitur pas paraqitjes ndaj Andorrës

14 November 2025
Ajeti: Jemi duke festuar sepse kemi arritur një gjë historike

Ajeti: Jemi duke festuar sepse kemi arritur një gjë historike

14 November 2025
Tahiri për kandidaturën e Hamzës: Një hap i rëndësishëm për rikthimin e PDK-së

Tahiri për kandidaturën e Hamzës: Një hap i rëndësishëm për rikthimin e PDK-së

13 November 2025
Humanus Vita organizon tryezë për gratë migrante me përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve dhe medieve

Humanus Vita organizon tryezë për gratë migrante me përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve dhe medieve

12 November 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu