• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 1 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Mosmarrëveshje mbi vendimin e BQK-së për dinarin serb

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
25 January 2024
në Kosovë
0 0
0
Mosmarrëveshje mbi vendimin e BQK-së për dinarin serb
0
SHPERNDARJE
92
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Banka Qendrore e Kosovës miratoi një rregullore për operacionet me para të gatshme që parasheh euron si monedhën e vetme për kryerjen e transaksioneve. Serbia dhe komuniteti ndërkombëtar reagojnë pas këtij miratimi.

Bashkimi Evropian i kërkon Kosovës sqarime shtesë për një vendim të Bankës Qendrore të Kosovës, i cili nga Serbia po interpretohet si vendim që e ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë. Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan po ashtu Kosovës ta rishqyrtojë vendimin e saj që lejon vetëm euron për transaksione bankare në Kosovë. Ditë më parë, Banka Qendrore e Kosovës, e miratoi një rregullore për operacionet me para të gatshme që parasheh euron si monedhën e vetme për kryerjen e transaksioneve, ndonëse, në rregullore nuk përmendet specifikisht ndalimi i dinarit serb. Ky vendim hyn në fuqi më 1 Shkurt.

Ku përdoren dinarët serbë në Kosovë?

Në të gjitha vendbanimet në Kosovë ku shumicë janë serbët, qytetarët e përdorin dinarin serb për të kryer pagesa. Po ashtu serbët që punojnë për institucionet paralele serbe në Kosovë, pagat i marrin me dinarë. Me dinarë të Serbisë paguhen edhe pensionet, shtesat për fëmijë dhe ndihmat sociale. Po ashtu dinari i Serbisë përdoret edhe në objektet tregtare në zonat e banuara me serb. Valuta e Serbisë, dinari është sjellur në Kosovë përmes Bankës Kombëtare të Serbisë, e cila thuhet se ka një kasafortë në komunën më veriore të Kosovës në Leposaviq. Dinarët serbë në Kosovë qarkullojnë edhe përmes kompanisë publike serbe “Posta e Serbisë”, e cila ka filiale në vendbanimet e banuara me shumicë serbe në Kosovë. Në rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, thuhet se “importi dhe eksporti i kartëmonedhave dhe monedhave metalike euro dhe valutave të tjera në Kosovë është e drejtë ekzekutive vetëm e saj”.

“Kosova dhe Serbia të shmangin veprimet e pakoordinuara”

Bashkimi Evropian i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë, që të shmangin veprimet e pakoordinuara, të cilat nuk janë në frymën e normalizimit të raporteve, vendime këto që mund të ndikojnë negativisht në situatën në terren.

“Ne jemi ende duke e analizuar dhe duke kërkuar sqarime për këtë vendim, motivet dhe implikimet që ai mund t’i ketë. Kosova dhe Serbia duhet të shmangin veprimet e pakoordinuara që nuk shkojnë në frymën e normalizimit të raporteve dhe që mund të kenë ndikim negativ në situatën në terren”, tha zëdhënësi i BE-së Peter Stano. Sipas tij, “të 2-ja palët këtë çështje duhet ta adresojnë në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve”, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha nga ana e tij, se ai “shpreson që të gjendet një zgjidhje, në mënyrë që të mos ketë pasoja negative”. Ai tha se informacionet që i ka marrë nga Kosova për këtë çështje, i ka përcjellë në Bruksel.

Lidhur me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, që njëherësh është edhe kryenegociator i Kosovës në dialogun me Sebinë u shpreh, se “rëndësia e veçantë e rregullores së BQK-së qëndron tek përcaktimi i valutës që lejohet të përdoret në të gjitha transaksionet bankare e jobankare në Kosovë, e që në këtë rast është euroja”. “Secili prej qytetarëve të Republikës së Kosovës që ka vepruar në kundërshtim me këtë, ka qenë në vazhdimësi në anën e shkelësit të ligjit”, shkroi Bislimi në Facebook.

Sipas tij, “Rregullorja e sipёrpёrmendur nuk ёshtё produkt i negociatave politike nё Bruksel dhe si e tillё nuk ka se si tё ketё ndikim nё mbarёvajtjen e procesit tё normalizimit tё raporteve mes Republikёs sё Kosovёs dhe fqinjit tonё verior”,shkroi Bislimi.

Reagim i SHBA

Reagimet edhe nga pala amerikane janë shqetësuara. Ambasada amerikane në Prishtinë në një deklaratë thekson, se qeveria e Kosovës duhet të konsultohet me komunitetet e prekura nga ky vendim, dhe t’i adresojë shqetësimet e shprehura nga komuniteti ndërkombëtar.

“Ne jemi të shqetësuar që rregullorja e miratuar më 27 dhjetor, do të ketë ndikim negativ tek komuniteti serb në Kosovë. Sipas ligjeve të Kosovës, si dhe në bazë të zotimeve që ka marrë Kosova me Planin e Ahtisarit, Serbia ka të drejtë t’iu dërgojë ndihmë financiare pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë”, u tha në reagimin e ambasadës amerikane, shkruan DW.

Serbia ka reaguar ashpër pas vendimit

Kundër vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës u shprehën mënjeherë autoritetet e Serbisë. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se “pret që të realizohet ajo çfarë ka deklaruar Lajçak, pra që të gjendet një zgjidhje që nuk do të përfundojë me pasoja negative”. Ndërkohë, partia më e madhe e serbëve të Kosovës Lista Srpska, tha se ky vendim siҫ shprehet “i regjimit të Albin Kurtit është vendim për dëbimin e serbëve nga këto zona pa përdorimin e armëve”.

“Pas të gjitha formave të dhunës institucionale që u përdorën kundër popullit serb nga regjimi autoritar i Kurtit dhe që nuk arriti t’i dëbojë të gjithë serbët nga Kosova, ai tani ka vendosur të ndalojë dinarin në Kosovë dhe kështu të kërcënojë drejtpërdrejt mbijetesën fizike të popullit serb”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Tags: BQKParajaVendim
Postimi i mëparshëm

Pankartat në anglisht kundër Edi Ramës në Kuvendin e Shqipërisë

Postimi tjetër

Joffre: Presim përparim në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi në fillim të këtij viti

Të ngjajshme Postime

Viti i Ri n’terr pa ndriçim, kryetari i Dragashit kërkon shpjegim
Kosovë

Viti i Ri n’terr pa ndriçim, kryetari i Dragashit kërkon shpjegim

31 December 2025
KESCO siguron furnizim me energji elektrike edhe gjatë festave të fundvitit, por apelon për kursim
Kosovë

KESCO siguron furnizim me energji elektrike edhe gjatë festave të fundvitit, por apelon për kursim

31 December 2025
Haradinaj në Ditën e Veteranit: Bashkë e mposhtëm armikun e i sollëm lirinë vendit
Kosovë

Haradinaj në Ditën e Veteranit: Bashkë e mposhtëm armikun e i sollëm lirinë vendit

30 December 2025
Të shtëna armësh në Prishtinë, policia jep detaje
Kosovë

Zjarr në një shtëpi në Prizren, vdes një fëmijë i moshës rreth 1 vjeçare

30 December 2025
Alarm i rremë për bombë në Aeroportin Adem Jashari
Kosovë

Alarm i rremë për bombë në Aeroportin Adem Jashari

29 December 2025
Detajet e prokurorisë: Kush është Millosh Steviq që u arrestua për presion ndaj votuesve në Graçanicë?
Kosovë

Detajet e prokurorisë: Kush është Millosh Steviq që u arrestua për presion ndaj votuesve në Graçanicë?

28 December 2025
Postimi tjetër
Joffre: Presim përparim në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi në fillim të këtij viti

Joffre: Presim përparim në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi në fillim të këtij viti

Lajmet e fundit

Viti i Ri n’terr pa ndriçim, kryetari i Dragashit kërkon shpjegim

Viti i Ri n’terr pa ndriçim, kryetari i Dragashit kërkon shpjegim

31 December 2025
Rama bën urimin e Vitit të Ri: Shqipërinë afër BE, nuk e solli koha, por përkushtimi ynë

Rama bën urimin e Vitit të Ri: Shqipërinë afër BE, nuk e solli koha, por përkushtimi ynë

31 December 2025
Albin Kurti “siguron” që Viti i Ri do të jetë i sigurt dhe i begatë: Gëzuar 2026’ta

Albin Kurti “siguron” që Viti i Ri do të jetë i sigurt dhe i begatë: Gëzuar 2026’ta

31 December 2025
Haziri: Sot është koha e fundit për reflektim të thellë – Pragmatizmi, që ishte sinonim i LDK-së, humbi!

Haziri: Sot është koha e fundit për reflektim të thellë – Pragmatizmi, që ishte sinonim i LDK-së, humbi!

31 December 2025
Berisha video-mesazh për fundvitin: Në 2025 u rrëmbye vota, në 2026 shqiptarët do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale Rilindja

Berisha video-mesazh për fundvitin: Në 2025 u rrëmbye vota, në 2026 shqiptarët do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale Rilindja

31 December 2025
‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada amerikane uron Vitin e Ri, zyrtarët e saj flasin për bashkëpunimin gjatë 2025

‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada amerikane uron Vitin e Ri, zyrtarët e saj flasin për bashkëpunimin gjatë 2025

31 December 2025
Petardat dhe fishekzjarret: rreziku i heshtur i fundvitit për qentë dhe macet

Petardat dhe fishekzjarret: rreziku i heshtur i fundvitit për qentë dhe macet

31 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu