Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti është takuar me Ministrin e Çekisë për Çështjet Evropiane Martin Dvorak, të cilin e quajti mik të Kosovës dhe njohës i mirë i situatës, përcjell InLajmi.
Hoti tha se Dvorak pas luftës si zyrtar i UNMIK-ut, ai ka kontribuar në funksionalizimin e institucioneve lokale në Istog, Gjakovë dhe rajonin e Pejës.
Tutje ai tha se së bashku biseduan për për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe e ka falënderuar për mbështetjen e pakursyer të Çekisë në të gjitha proceset euro-integruese të Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Ishte kënaqësi të takohem me Ministrin e Çekisë për Çështjet Evropiane, z. Martin Dvorak, mik i Kosovës dhe njohës i mirë i situatës. Pas luftës, si zyrtar i UNMIK-ut, ai ka kontribuar në funksionalizimin e institucioneve lokale në Istog, Gjakovë dhe rajonin e Pejës.
Biseduam për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe e falënderova për mbështetjen e pakursyer të Çekisë në të gjitha proceset euro-integruese të Kosovës. /InLajmi/