Shemsedin Dreshaj, deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka folur për situatën politike në vend, veçmas për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe integrimin e Kosovës në BE.
Dreshaj, lidhur me përgjigjen e BE-së ndaj kryeministrit Kurti që dialogu dhe procesi i integrimit në BE të shkojnë ndaras, tha se obligimet ndërkombëtare duhen përmbushur.
“Me sa duket këto 2 procese edhe më herët janë paraqitur të integruara njëra me tjetrën”, tha deputeti Dreshaj.
Ai shtoi se propozimi i kryeministrit Kurti ka qenë akt politik, sepse, shtoi ai, edhe ai e ka ditur se është e pamundur të ndahen njëra me tjetrën.
Dreshaj më tej shtoi se Evropa duhet që ta rishikojë qëndrimin ndaj Kosovës, shkruan RTK.
“Evropa duhet të ndalet e të mendojë mirë lidhur me qasjen e saj ndaj Serbisë dhe ndaj Kosovës”,theksoi, mes tjerash, deputeti Dreshaj.