• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 26 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Çmimet e produkteve në Kosovë do të rriten sërish, për shkak të krizës në Detin e Kuq

Antigona Selimi nga Antigona Selimi
25 January 2024
në KRYESORE
0 0
0
Çmimet e produkteve në Kosovë do të rriten sërish, për shkak të krizës në Detin e Kuq
0
SHPERNDARJE
198
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shumë kompani detare i kanë ndaluar anijet e tyre të mallrave që të lundrojnë në këtë det dhe i kanë naviguar në drejtime të tjera më të gjata, për shkak të sulmeve të rebelëve të Huthit kundër tyre.

Për pasojë, kompanisë “Elkos Group” nga Kosova i duhet të paguajë deri në 6.000 euro më shumë për një kontejner prej 25 tonelatash që i vjen nga Kina.

“Nga 2.000 në 8.000 euro është rritur kostoja e transportit detar”, thotë pronari Ramiz Kelmendi.

Edhe vende të tjera kanë paralajmëruar tashmë se përballen me rrezikun e rritjes së çmimeve të konsumit dhe ngadalësimit të rritjes ekonomike, për shkak të kësaj krize.

Vonesa deri në 3 javë

Kelmendi thotë se, përpara krizës, janë dashur deri në dyzet ditë kohë për pranimin e një kontejneri në portin e Selanikut në Greqi ose në atë të Durrësit në Shqipëri – “tani duhen deri në 60 ditë”.

“Ne kemi marrëveshje njëvjeçare me kompanitë atje [në Kinë] dhe ato duhet të zbatohen… Nuk kemi ndërprerë asnjë dërgesë, vetëm se ka vonesa dhe e paguajmë më shtrenjtë transportin… Dërgesat përmbajnë lëndë të parë për linjat prodhuese dhe produkte finale, si teknikë e bardhë dhe pajisje elektronike”, thotë Kelmendi.

Kompania e tij është ndër distributorët më të mëdhenj të autorizuar në Kosovë të 10 markave ndërkombëtare.

Kelmendi thotë se rritja e kostos së transportit, tash për tash, nuk vërehet te konsumatorët, sepse “po punojmë me fitim minimal”.

“…por, nëse kjo situatë zgjat, mund të ketë ndryshim të çmimeve në tregun e Kosovës”,paralajmëron ai.

Me vonesa në marrjen e dërgesave nga Azia në Kosovë është përballur edhe kompania transportuese e mallrave dhe logjistikës “Pro Transport”, me qendër në Prishtinë.

Pronari Faton Demaj tregon se disa kontejnerë me produkte si lodra, tekstil dhe vegla pune, që janë porositur nga firmat kosovare qysh nga fundi i nëntorit, nuk kanë arritur ende.

“Kjo, automatikisht, rrit çmimet e produkteve në treg”,thotë ai.

Demaj tregon se i ka njoftuar tashmë klientët se do të ketë ngritje të konsiderueshme të çmimit të transportit, por nuk specifikon më shumë.

“Çdo informatë që e marrim nga linjat detare, në formë të shkruar ua dërgojmë kompanive me të cilat bashkëpunojmë. Mundohemi t’i informojmë me kohë”,thotë ai.

Sa importon Kosova nga Kina?

Kosova varet nga importi i produkteve të huaja, si nga vendet fqinje, ato të Bashkimit Evropian dhe më larg.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) tregojnë se, vitin e kaluar, vendi ka importuar produkte në vlerë prej 5.8 miliardë eurosh.

Vlera e eksporteve, ndërkaq, mbetet nën një miliard euro.

Kosova, sipas BQK-së, rreth 10% të tregtisë së jashtme e bën me Kinën.

Në vitin 2022, vlera e importit nga Kina ka qenë 548 milionë euro, ndërsa në periudhën janar-shtator të vitit 2023 ka qenë 460 milionë.

Për tre muajt e fundit të vitit 2023, Radio Evropa e Lirë ka siguruar të dhëna nga Doganat e Kosovës, sipas të cilave, Kosova ka importuar nga Kina mallra në vlerë prej 189 milionë eurosh.

Nëse të dhënat e 2 muajve të fundit të vitit 2023 – kur edhe ka nisur kriza në Detin e Kuq – krahasohen me 2 muajt e fundit të vitit 2022, del se vlera e importeve nga Kina ka qenë më e lartë.

Sipas Doganave të Kosovës, në nëntor dhe dhjetor 2022 janë importuar mbi 90 milionë euro produkte, ndërsa në nëntor dhe dhjetor 2023 mbi 124 milionë.

Në mesin e mallrave të importuara nga Kina ka pasur: makina të kondicionimit të ajrit, koncentrat kromi, vegla pune, pjesë plotësuese elektronike të makinave, telefona të mençur, dyshekë prej materialeve të ndryshme, artikuj prej plastike, tekstil e të tjera.

Pasoja të pashmangshme

Kosova, sikurse edhe vende të tjera në botë, është përballur me rritje të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, viteve të fundit. Kjo, pasi lufta e Rusisë me Ukrainën ka nxitur inflacionin, duke i rritur veçanërisht çmimet e naftës dhe të ushqimeve.

Arian Zeka, drejtor i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, thotë se edhe pasojat e krizës në Detin e Kuq do të jenë të pashmangshme për Kosovën, meqë vendi importon nga Kina.

Sipas tij, pritet të ketë rritje të çmimeve të disa produkteve, por “e mira e gjithë kësaj është se mallrat ushqimore, Kosova nuk i importon në sasi të madhe nga Kina dhe shtetet aziatike”.

Prej atij rajoni, India është e 2-ta, pas Kinës, që eksporton në Kosovë.

“Shpresoj që, së paku, të mos ketë ngritje të mëtejshme të çmimeve të produkteve të konsumit të përditshëm, përfshirë këtu ushqimin dhe pijet joalkoolike”, thotë Zeka për Radion Evropa e Lirë.

Pjesën më të madhe të produkteve ushqimore, Kosova e importon nga vendet përreth dhe ato të BE-së.

Edhe një ndër fqinjët e saj, Maqedonia e Veriut, ka paralajmëruar përmes Dhomës së saj të Tregtisë për rritjen e çmimeve të produkteve, si pasojë e krizës në Detin e Kuq.

Këtë javë, nënkryetari i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, i cili mbikëqyr ekonominë e 27 vendeve të BE-së, tha se blloku përballet me rrezikun e rritjes së çmimeve të konsumit dhe ngadalësimit të rritjes ekonomike, për shkak të ndërprerjeve të transportit detar përmes Detit të Kuq, shkruan REL.

Ai tha se trafiku i transportit detar përmes këtij deti ka rënë për 22% në një muaj, si pasojë e sulmeve të rebelëve të Huthit.

Tags: Bashkimi EvropianDeti i KuqDurrës
Postimi i mëparshëm

A e dini se për çfarë shërben kapaku mbrojtës në vaj?

Postimi tjetër

Rama: Procesi për këmbimin e pronës komunale ka filluar 2 vjet para se të bëhem kryetar

Të ngjajshme Postime

Limaj: Albin Kurti nuk i ka 61 vota për ta bërë Qeverinë, këtu është e gjithë bllokada
KRYESORE

Limaj: Albin Kurti nuk i ka 61 vota për ta bërë Qeverinë, këtu është e gjithë bllokada

25 July 2025
Dështim i 52-të, seanca vazhdon nesër në orën 14.00
KRYESORE

Dështim i 52-të, seanca vazhdon nesër në orën 14.00

25 July 2025
Zemaj: VV-ja s’e ka hallin e Kuvendit, por të qeverisë sepse s’i ka numrat
KRYESORE

Zemaj: VV-ja s’e ka hallin e Kuvendit, por të qeverisë sepse s’i ka numrat

25 July 2025
Haxhiu: E vetmja zgjidhje do të jenë zgjedhjet
KRYESORE

Haxhiu: E vetmja zgjidhje do të jenë zgjedhjet

25 July 2025
Rexhepi: Kurti po bisedon me Limajn për krijimin e një Qeverie, jo për postin e Kryeparlamentarit
KRYESORE

Rexhepi: Kurti po bisedon me Limajn për krijimin e një Qeverie, jo për postin e Kryeparlamentarit

25 July 2025
Ish-Presidenti Hashim Thaçi: Kam bërë plot gabime, por nuk kam gënjyer dhe mashtruar
KRYESORE

Ish-Presidenti Hashim Thaçi: Kam bërë plot gabime, por nuk kam gënjyer dhe mashtruar

24 July 2025
Postimi tjetër
Rama: Procesi për këmbimin e pronës komunale ka filluar 2 vjet para se të bëhem kryetar

Rama: Procesi për këmbimin e pronës komunale ka filluar 2 vjet para se të bëhem kryetar

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 26 korrik ndër vite?

26 July 2025
Mish me lëng në furrë – Receta e veçantë me shije speciale

Mish me lëng në furrë – Receta e veçantë me shije speciale

26 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Temperaturat do të arrijnë kulminacionin që shkojnë deri në 43 gradë celsius

26 July 2025
Energjia e çliruar nga marrëdhëniet tona, fushë energjie që përcakton mirëqenien apo vuajtjen tonë

Energjia e çliruar nga marrëdhëniet tona, fushë energjie që përcakton mirëqenien apo vuajtjen tonë

26 July 2025
Mjete pirotenik hidhen tek Stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut

Arrestohet një zyrtar policor i dyshuar për aksidentin me fatalitet në rrugën Prishtinë–Mitrovicë

25 July 2025
“S’ka rëndësi çka thotë ai”, Trump shpërfill Macronin për çështjen e Palestinës

“S’ka rëndësi çka thotë ai”, Trump shpërfill Macronin për çështjen e Palestinës

25 July 2025
Serbia ia cakton një muaj paraburgim kosovarit për të cilin pretendon se ishte pjesë e UÇK-së

Serbia ia cakton një muaj paraburgim kosovarit për të cilin pretendon se ishte pjesë e UÇK-së

25 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu