Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 25 janar.
1928 – Lindi në Mamati, Eduard Shevardnadze. Shevardnadze, ishte një politikan dhe diplomat i Gjeorgjisë. Ai shërbeu si Sekretar i Parë i Partisë Komuniste Gjeorgjiane, udhëheqësi de fakto i Gjeorgjisë Sovjetike nga 1972 deri në 1985 dhe si Ministër i Punëve të Jashtme të Bashkimit Sovjetik nga 1985 deri në 1991. Shevardnadze ishte përgjegjës për vendimet kryesore që u ndërmorrën në politikën e jashtme sovjetike.
1935 – Lindi Skënder Sallaku një nga aktorët tanë të humorit, ish-kampion kombëtar në mundjen klasike, autor skeçesh e parodish. Ka mbaruar Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” dhe ka kryer një kualifikim një vjeçar në Kinë, pranë cirkut të Pekinit. Fillimisht filloi punë si profesionist në Estradën e Kufirit, më pas si klloun akrobatik në cirk, duke dhënë një kontribut të papërsëritshëm në ecurinë e këtij profili sa të vështirë aq edhe të bukur. Skënder Sallaku është vlerësuar me titujt “Artist i Merituar”, “Artist i Popullit” dhe “Mirënjohja e Qytetit të Tiranës”.
1947 – Vdes në Palm Island, në moshën 48 vjeçare, Al Capone. Al Capone, nganjëherë i njohur me nofkën “Scarface”, ishte një gangster amerikan dhe biznesmen që arriti famën gjatë epokës së Prohibicionit si bashkëthemelues dhe shefi i Mafias në Chikago. Mbretërimi i tij shtatë vjeçar si shefi i krimit përfundoi kur ai u burgos në moshën 33 vjeçare. Pas vdekjes ai, do të bëhej i njohur, edhe nëpërmjet filmave.
1949 – Prezantohen për herë të parë çmimet Emmy. Ndërsa vendi i organizimit të eventit ishtë Hollywood Athletic Club. Çmimet Emmy, janë një festival amerikan që vlerëson përsosmërinë në industrinë e televizionit. Dy ceremonitë që marrin më shumë mbulim mediatik janë çmimet Primetime Emmy dhe Daytime Emmy Awards. Emmy janë një nga 4 evenimentet të SHBA, së bashku me Tony, Oscar, dhe Grammy.
1961 – Në Washington, Presidenti John F. Kennedy jep konferencën e parë të drejtpërdrejtë të lajmeve televizive presidenciale. Duke filluar që nga viti 1961, moda e të bërit lajm në konferencat për shtyp, në rradhët e Presidentëve amerikanë, u përhap në mënyrë të shpejtë. Në këto konfernca, zakonisht Presidenti flet, dhe më pas iu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.
1969 – Kapiteni i ushtrisë braziliane Carlos Lamarca dezerton në mënyrë që të luftojë kundër diktaturës ushtarake, duke marrë me vete armë, dhe një sasi të konsiderueshme municionesh. Ai ishte një pjesë e Frontit Popullor Revolucionar dhe u bë, së bashku me Carlos Marighellan, një nga drejtuesit e luftës së armatosur kundër diktaturës ushtarake në Brazil. Lamarca u vra dy vjet më pas nga ushtria braziliane në Pintada.
1971 – Idi Amin drejton një grusht shteti që rrëzon Milton Oboten, dhe më pas bëhet Presidenti i Ugandës. Amin, ishte një oficer ushtarak Ugandan, që shërbeu si President i Ugandës nga 1971 deri në 1979. E njohur gjerësisht si “Kasapi i Ugandës”, ai konsiderohet një nga despotët më të egër në historinë e Afrikës. Obote, do të rikthehej në pushtet vetëm pas tetë vitesh, mërgimi politik.
1998 – Gjatë një vizite historike në Kubë, Papa Gjon Pali II kërkon reforma politike dhe lirimin e të burgosurve politikë ndërsa dënon përpjekjet e SHBA, për të izoluar vendin. Vizita e Papa Gjon Palit të II në ishullin komunist, dha një shenjë të madhe që Havana zyrtare, kishte filluar që të liberallizonte ndjeshëm, karakterin e regjimit të saj. Kjo do të ishte vizita më e rëndësishme e Papës në Kubë.
2011 – Vala e parë e revolucionit egjiptian fillon në të gjithë vendin, e shënuar nga demonstratat në rrugë, mitingjet, akte të mosbindjes civile, trazirat, greva pune dhe përplasje të dhunshme. Revoltat, për rrëzimin e qeverisë së Hosni Mubarak-ut, zgjatën 18 ditë dhe netë. Gjatë këtyre protestave, humbën jetën afro 1.000 civilë, si dhe me mijëra të tjerë u plagosën. Si rezultat i revoltave, Mubarak dha dorëheqjen.

















