• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 1 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Sekretari Blinken tregon përkrahjen amerikane ndaj Afrikës

Antigona Selimi nga Antigona Selimi
24 January 2024
në Bota
0 0
0
Sekretari Blinken tregon përkrahjen amerikane ndaj Afrikës
0
SHPERNDARJE
22
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Shtetit Antony Blinken po qëndron në Afrikë, në kuadër të një turneu që përfshin ndalesa në 4 vende afrikane, mes shqetësimeve për rritje të pasigurisë dhe zgjerimit të ndikimit rus, pas një sërë grushtesh shteti në Afrikën Perëndimore.

Zoti Blinken po qëndron sot në Nigeri, në ditën e 2 të bisedimeve në vendin me popullsinë dhe ekonominë më të madhe në Afrikën nën-Sahariane.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken u takua me presidentin nigerian Bola Tinubu të martën dhe vlerësoi udhëheqjen e tij, por tha se nuk është sekret se ka sfida që duhet të kapërcehen për të zhbllokuar potencialin e madh që ka vendi.

“Duhet luftuar korrupsioni, duke e bërë më të lehtë investimin nga kompanitë e huaja. E di që presidenti Tinubu është i përqëndruar në këto sfida dhe ne mirëpresim gjithashtu reformat e tij shumë të guximshme ekonomike për të unifikuar monedhën dhe subvencionet për karburantin”,tha zoti Blinken.

Sekretari Blinken tha se kishte diskutuar për grushtin e shtetit të korrikut nga junta ushtarake në Nigerin fqinj.

“Ne diskutuam gjithashtu sfidat ndaj demokracisë dhe sigurisë në Afrikën Perëndimore. Ne e vlerësojmë shumë udhëheqjen e Nigerisë në Komunitetin Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore ECOWAS, në kuadër të përjekjeve për rikthim të rendit kushtetues dhe demokracisë në Niger”,tha ai.

Para se të qëndronte në Nigeri, zoti Blinken vizitoi Bregun e Fildishtë, ku bisedoi me presidentin Alassane Ouattara mbi sfidat e sigurisë në rajon.

“Ne vlerësojmë, veçanërisht, udhëheqjen që ka treguar Bregu i Fildishtë në luftën kundër ekstremizmit dhe dhunës”,tha zoti Blinken.

Sekretari Blinken tha se ky është udhëtimi i tij i 3 në Nigeri në detyrën si diplomati më i lartë amerikan, duke përfshirë një vizitë virtuale gjatë ditëve të para të pandemisë COVID-19. Ekperti Terry McCulley i tha Zërit të Amerikës se angazhimi diplomatik i administratës Biden ndaj Afrikës është i jashtëzakonshëm.

“Kam punuar në Afrikë që nga 1985. Dhe në të vërtetë nuk kam parë kurrë kaq shumë vëmendje nga qeveria e Shteteve të Bashkuara ndaj kontinentit, gjë që mendoj se është një dëshmi shumë e madhe e angazhimit amerikan”,tha ai.

Turneu i zotit Blinken është përqendruar kryesisht në Afrikën Perëndimore, ku përpjekjet ushtarake, me vlerë të madhe financiare dhe të mbështetura nga ndërkombëtarët, kanë hasur vështirësi për të frenuar militantizmin xhihadist në rritje.

Rritja e pasigurisë ka nxitur disa grushte shteti.

Për fuqitë perëndimore, kjo shkaktoi gjithashtu frikën për zgjerim të ndikimit të Rusisë.

Për shembull, në Mali, junta ushtarake dëboi forcat franceze dhe solli në vend forcat e grupit mercenar rus Wagner.

Nigeri, një aleat kyç i Shteteve të Bashkuara, kundër ekstremistëve në rajonin e Sahelit, gjithashtu ka dëbuar trupat franceze dhe ka ndërprerë marrëveshjet e sigurisë me Bashkimin Evropian, shkruan VOA.

Javën e kaluar Rusia tha se kishte rënë dakord të zhvillonte bashkëpunimin në fushën ushtarake me Nigerin.

Tags: Antony BlinkenBashkimi EvropianNigeri
Postimi i mëparshëm

Parlamenti italian miraton marrëveshjen me Shqipërinë për strehimin e migrantëve

Postimi tjetër

202 vjet që nga vdekja e Ali Pashë Tepelenës

Të ngjajshme Postime

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima
Bota

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

30 July 2025
Pas tërmetit, në Rusi shpërthen vullkani më i lartë i Euroazisë
Bota

Pas tërmetit, në Rusi shpërthen vullkani më i lartë i Euroazisë

30 July 2025
Starmer: Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin e Palestinës në shtator
Bota

Starmer: Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin e Palestinës në shtator

29 July 2025
Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma
Bota

Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma

28 July 2025
Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë
Bota

Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë

28 July 2025
Trump takohet me Starmer, Presidenti amerikan flet për luftën në Ukrainë: Kemi qenë afër armëpushimit me Putinin plot 5 herë
Bota

Trump takohet me Starmer, Presidenti amerikan flet për luftën në Ukrainë: Kemi qenë afër armëpushimit me Putinin plot 5 herë

28 July 2025
Postimi tjetër
202 vjet që nga vdekja e Ali Pashë Tepelenës

202 vjet që nga vdekja e Ali Pashë Tepelenës

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 1 gusht ndër vite?

1 August 2025
Pite shtëpie me kos – Të buta, të ngrohta plot shije

Pite shtëpie me kos – Të buta, të ngrohta plot shije

1 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Gjatë tërë ditës pritet të mbajë mot me diell

1 August 2025
9 mënyra për të tërhequr shpirtin binjak në jetën tënde

9 mënyra për të tërhequr shpirtin binjak në jetën tënde

1 August 2025
2 persona ranë në humnerë me motor në Letnicë – zjarrfikës, policë e mjekë u dolën në ndihmë

2 persona ranë në humnerë me motor në Letnicë – zjarrfikës, policë e mjekë u dolën në ndihmë

31 July 2025
Ajvazi: Kemi dyfishim të importeve të Serbisë në Kosovë

Ajvazi: Kemi dyfishim të importeve të Serbisë në Kosovë

31 July 2025
Prishtina e pafat, Larne kualifikohet tutje në Conference League

Prishtina e pafat, Larne kualifikohet tutje në Conference League

31 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu