Në Territoret Veriperëndimore të Kanadasë, pranë qytetit Fort Smith, një aeroplan u rrëzua, duke vrarë një numër të panjohur njerëzish. Autoritetet nuk bëjnë të ditur saktësisht se sa persona kanë humbur jetën në aksident.
Avioni po fluturonte në një minierë diamanti dhe disa nga pasagjerët në aeroplan ishin punonjës të kompanisë minerare Rio Tinto, raporton CNN.
“Për momentin ne mund të konfirmojmë vetëm se ka viktima”, tha mjeku Garth Eggenberger, shkuran Alsat.m.
Bordi i Sigurisë së Transportit i Kanadasë po kryen një hetim për aksidentin. Ata njoftuan se bëhet fjalë për një aeroplan britanik Aerospace Jetstream, i cili mund të transportojë deri në 19 pasagjerë dhe është i regjistruar në kompaninë Northwestern Air Lease