Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mirëpret në takim Komandantin e KFOR-it, Ozcan Ulutas, temë qëndrore e takimit ishte situata e sigurisë në vend, përcjell InLajmi.
Maqedonci thekson se diskutuan edhe për intesifikimin e patrullimit kufitar nga ana e trupave të KFOR-it duke marrur për shkas sulmin e 24 shtatorit.
Tutje shton se bashkëpunimi i Policis së Kosovës, KFOR, FSK, ofron siguri dhe stabilitet për gjithë qytetarët dhe vendin tonë.
Postimi i plotë i tij:
Ishte kënaqësi të takoj komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özcan Ulutaş.

Temë qëndrore e takimit ishte situata e sigurisë në vend, intesifikimi i patrullimit kufitar nga ana e trupave të KFOR-it duke marrur për shkas sulmin e 24 shtatorit, e po ashtu rritja e bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës në çështje të mbrojtjes.
Ruajtja e kufirit do të thotë ngritje e nivelit të sigurisë, mbyllje e rrugëve ilegale dhe luftim i grupeve kriminale nga ana e Policisë së Kosovës.
Ky bashkëpunim Polici e Kosovës, KFOR, FSK, ofron siguri dhe stabilitet për gjithë qytetarët dhe vendin tonë./InLajmi/