Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se gjendja e qeverisjes lokale dhe qendrore në Gjilan po konsiderohen si e lloçit, përcjell InLajmi.
Haziri thekson dështimin monumental dhe degradimin e paparë të infrastrukturës në qytet, duke përmendur konkretisht problemet me autostradën e Gjilanit, rrugët regjionale, hyrje-daljet e qytetit dhe projektet e tjera.
Nënkryetari i LDK-së, ka thënë se mbi 50 projekte janë mbetur të braktisura, dhe ata po punojnë për t’i nxjerrë në pah dështimet dhe skandalet në këto projekte.
Sipas tij qëllimi i këtyre takimeve është mobilizimi i frontit opozitar.
Në fund, nënkryetari ka shprehur bindjen se LDK-ja është besa dhe shpresa për Kosovën, duke shtuar se rikthimi i madh po ndodh.
Postimi i plotë i tij:
Për qeverisjen lokale dhe qendrore që po konsiderohen si qeverisje të lloçit, kemi diskutuar me strukturat e nëndegëve të qendrës në Gjilan. Është fatkeqësi e madhe për qytetarët e Gjilanit ky dështim monumental, ky degradim i paparë i Autostradës së Gjilanit, rrugëve regjionale, hyrje-daljeve të qytetit dhe rrugët tjera.
Mbi 50 projekte kanë mbetur të braktisura dhe kemi filluar çdo javë t’i nxjerrim nxjerrim nga 7 dështime e 7 skandale.
Do të vazhdojmë takimet mobilizuese në çdo lagje e lokalitet, me angazhim edhe mbi partinë, me organizata të shoqërisë civile, komunitetin e biznesit, grupet e interesit dhe me partnerët, për të mobilizimin frontin opozitar. Rikthimi i madh po ndodh sepse LDK është besë dhe shpresë për Kosovën!/InLajmi/