Kryetari i komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi ka marrur vendim për ndalimin e posedimit të telefonit gjatë procesit mësimor, i cili do të hyjë në fuqi nga data 1 shkurt, përcjell InLajmi.
Bulliqi tha se në këtë vendim telefonin e kanë të ndaluar të përdorin nxënësit, mësimdhënësit, stafi profesional dhe punëtorët tjerë në mjediset, ambientet e institucioneve edukative-arsimore para universitar në Komunën e Podujevës.
Tutje ai tha se për zbatimin e këtij vendimi do të kujdesen Drejtoria e Arsimit dhe Drejtorët e institucioneve të arsimit para universitar.
Postimi i plotë i tij:
Bazuar në udhëzuesin nr. 20/2018 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit sot kam marrë vendim për ndalimin e posedimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit, mësimdhënësit, stafi profesional dhe punëtorët tjerë në mjediset, ambientet e institucioneve edukative-arsimore para universitar në Komunën e Podujevës.
Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdesen Drejtoria e Arsimit dhe Drejtorët e institucioneve të arsimit para universitar.
Vendimi hyn në fuqi nga data 1 shkurt 2024. /InLajmi/