• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 9 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Tusk dhe Zelenski u zotuan të forconin aleancën e tyre kundër agresionit rus në Ukrainë

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
23 January 2024
në Bota
0 0
0
Tusk dhe Zelenski u zotuan të forconin aleancën e tyre kundër agresionit rus në Ukrainë
0
SHPERNDARJE
68
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Udhëheqësi polak dhe ai ukrainas u zotuan të hënën të forconin aleancën e tyre kundër agresionit rus në Ukrainë, duke lënë mënjanë dallimet rreth bllokadës polake të hyrjes së kamionëve ukrainas në Bashkimin Evropian.

Në vizitën e tij të parë në Kiev që kur u zgjodh kryeministër i Polonisë, Donald Tusk e cilësoi luftën mbrojtëse të Ukrainës kundër agresionit rus një “betejë” midis “të mirës dhe së keqes”, duke shtuar, “Polonia do të bëjë gjithçka për të rritur shanset e Ukrainës për fitore në këtë luftë”.

“Siguria e kombit polak dhe shtetit polak është gjithashtu në rrezik nga kjo luftë”, tha Kryeministri Tusk në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski.

Marrëdhëniet midis 2 vendeve u përkeqësuan muajt e fundit për shkak të bllokadave polake ndaj kamionëve ukrainas në kufirin mes 2 vendeve.

Bllokada e shoferëve polakë të kamionëve, e cila filloi në nëntor, u pezullua javën e kaluar. Ata protestuan kundër hyrjes pa leje të kamionëve ukrainas në BE.

BE-ja hoqi dorë nga sistemi i lejeve për kamionët ukrainas pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë në shkurt 2022, por shoferët polakë të kamionëve duan që ai të rikthehet, duke thënë se të ardhurat e tyre janë goditur nga vendimi i BE-së. Shoferët polakë të kamionëve ranë dakord javën e kaluar të pezullonin protestën deri më 1 mars.

Donald Tusk u rikthye në politikën polake muajin e kaluar pasi shërbeu në postin e Presidentit të Këshillit Evropian.

Kryeministri Tusk dhe Presidenti Zelenski përshëndetën planet për prodhimin e përbashkët të armëve. Zoti Zelenski tha në një postim në rrjetin social X se ata kishin diskutuar një formë të re bashkëpunimi, që synon blerjet e armëve në shkallë më të gjerë për Ukrainën. Ai nuk dha detaje të tjera për këtë.

Udhëtimi i befasishëm i Kryeministrit Tusk në Kiev përkoi me Ditën e Bashkimit të Ukrainës, që shënon bashkimin e Ukrainës perëndimore me atë lindore në 1919. Ukraina është përballur me pushtime të shumta gjatë historisë së saj të gjatë.

Presidenti Zelenski e shënoi ditën duke nënshkruar një dekret që u ofron shtetësi të dyfishtë ukrainasve që jetojnë jashtë vendit dhe pasardhësve të tyre nga e gjithë bota, përveç atyre në Rusi, si dhe luftëtarëve të huaj që luftojnë përkrah ushtarëve ukrainas për të mbrojtur Ukrainën nga agresioni rus.

Lavrov në OKB

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov mori pjesë të hënën në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Ukrainën në Nju Jork.

Në takimin, e kërkuar nga Rusia, zoti Lavrov u përqëndrua në mbështetjen me armë të Shteteve të Bashkuara dhe Evropës për Ukrainën, duke thënë se kjo ndihmë ushtarake po zvarriste konfliktin. Ai nuk foli për akuzat e perëndimit se Moska po blenë dronë dhe raketa nga Irani dhe Koreja e Veriut.

“Është cinizëm i shkallës më të lartë të pretendosh se mbështetja legjitime dhe e ligjshme për vetëmbrojtjen e Ukrainës po zgjat agresionin e nisur nga Rusia”, tha diplomati amerikan në OKB, Robert Wood.

Më shumë se 40 ambasadorë iu bashkuan ambasadorit të Ukrainës në OKB në leximin e një deklarate publike përpara takimit. Deklarata dënon agresionin e Rusisë dhe blerjen nga Moska të armëve nga Irani dhe Koreja e Veriut, që përbën shkelje të disa rezolutave të OKB-së.

“Veprimet e Federatës Ruse minojnë besueshmërinë e rezolutave të Këshillit të Sigurimit, ligjet globale kundër përhapjes së armëve, rrisin tensionet rajonale dhe rrezikojnë të gjithë”, lexoi në emër të grupit ambasadori ukrainas në OKB, Sergiy Kyslytsya.

I pyetur nga një gazetar nëse Ukraina mund ta fitojë luftën, ambasadori Kyslytsya tha: “Ukraina do ta fitojë këtë luftë. Por jo vetëm Ukraina, por gjithë bota demokratike”.

Më 22 shkurt mbushen 2 vjet nga fillimi i sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë në Ukrainë, shkruan VOA.

Një pjesë e të dhënave të përfshira në këtë artikull u morën nga agjencitë e lajmeve Associated Press, Reuters dhe Agennce France-Presse.

Tags: PoloniaRusiaUkraina
Postimi i mëparshëm

ARRU pranon mbi 400 ankesa nga konsumatorët gjatë viti 2023

Postimi tjetër

Gërvalla: Përgëzova ambasadorët e akredituar në Kosovë për bashkëpunimin gjatë vitit 2023

Të ngjajshme Postime

Kina, prodhuesja më e madhe e plastikës në botë! E ndjekin 6 shtete të tjera
Bota

Kina, prodhuesja më e madhe e plastikës në botë! E ndjekin 6 shtete të tjera

7 August 2025
Kroacia prezanton armën e re teknologjike – dronin FPV
Bota

Kroacia prezanton armën e re teknologjike – dronin FPV

6 August 2025
Aksident detar në Greqi, plagosen 3 turistë nga Kosova
Bota

Aksident detar në Greqi, plagosen 3 turistë nga Kosova

6 August 2025
Afati i Trump po skadon, Kremlini: Çdo gjë e vendos Putin
Bota

Afati i Trump po skadon, Kremlini: Çdo gjë e vendos Putin

6 August 2025
Nis ndërtimi i urës që do të bashkojë Italinë me Siçilinë, projekti më i madh infrastrukturor në dekada
Bota

Nis ndërtimi i urës që do të bashkojë Italinë me Siçilinë, projekti më i madh infrastrukturor në dekada

6 August 2025
Rrëfimi rrëqethës i të mbijetuarit nga bomba bërthamore në Nagasaki
Bota

Rrëfimi rrëqethës i të mbijetuarit nga bomba bërthamore në Nagasaki

6 August 2025
Postimi tjetër
Gërvalla: Përgëzova ambasadorët e akredituar në Kosovë për bashkëpunimin gjatë vitit 2023

Gërvalla: Përgëzova ambasadorët e akredituar në Kosovë për bashkëpunimin gjatë vitit 2023

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 9 gusht ndër vite?

9 August 2025
Kek në Tigan – Receta me shije të lehtë dhe butësi delikate

Kek në Tigan – Receta me shije të lehtë dhe butësi delikate

9 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe me vapë të fuqishme verore – Rekomandohet kujdes i shtuar sidomos orëve të mesdites

9 August 2025
Si të ndaloni së qeni xheloz për partnerin tuaj?

Si të ndaloni së qeni xheloz për partnerin tuaj?

9 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 8 gusht ndër vite?

8 August 2025
Mënyra e shëndetshme e gatimit të peshkut në tigan në 20 minuta

Mënyra e shëndetshme e gatimit të peshkut në tigan në 20 minuta

8 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell – Do të jemi në valën më të re të nxehtësisë tropikale

8 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu