Në gjithë Rusinë, orë të tëra qytetarët pritën në radhë e në temperatura të ftohta gjatë fundjavës për të dhënë nënshkrimet e tyre për kandidaturën e politikanit opozitar Boris Nadezhdin në zgjedhjet presidenciale të Rusisë 2024, përcjell InLajmi.
Politikani, i cili u emërua nga partia liberale Nisma Qytetare, duhet të ketë nënshkrimet e 100.000 qytetarëve rusë për t’u kualifikuar si kandidat zyrtar për të kandiduar kundër presidentit rus Vladimir Putin në mars, shkruan në Instagram novayagazeta. eu.eng.
Pavarësisht borës dhe temperaturave të ftohta, njerëzit pritën në radhë deri në 3 orë për të japin nënshkrimet e tyre në qytete anembanë Rusisë.
Kujtojmë se ish-gazetarja televizive Ekaterina Duntsova, e cila kundërshton luftën ruse në Ukrainë, nuk u pranua si kandidate për zgjedhjet presidenciale. Për shkak të këtij dallimi, Dunova paraqiti një ankesë në Gjykatën Supreme të Rusisë.