• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 28 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Parlamenti Evropian vërejtje dhe kritika të ashpra për Serbinë

Antigona Selimi nga Antigona Selimi
23 January 2024
në KRYESORE
0 0
0
Parlamenti Evropian vërejtje dhe kritika të ashpra për Serbinë
0
SHPERNDARJE
66
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shumë deputetë të Parlamentit Evropian kanë shprehur vërejtje dhe kritika të ashpra për procesin zgjedhor që u mbajt në Serbi në dhjetorin e vitit të kaluar dhe për zhvillimet edhe pas këtyre zgjedhjeve.

Për situatën politike në Serbi është diskutuar më 23 janar në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian. Aty folën edhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe të Shërbimit të veprimit të jashtëm të BE-së (EEAS). Edhe ata thanë se zgjedhjet parlamentare, lokale dhe krahinore në Serbi, që u mbajtën më 17 dhjetor, nuk u zhvilluan në kushte të barabarta.

Zëvendësdrejtori menaxhues, Marko Makovec, që foli në emër të EEAS-it, rikujtoi deklaratën e përbashkët të cilën e kishin dhënë përfaqësuesi i lartë Josep Borrell, dhe komisionari për Zgjerimit, Oliver Varhelyi, se janë të shqetësuar për disa çështje që duhet të hetohen e adresohen dhe se janë të domosdoshme reformat.

Makovec tha se sundimi i ligjit mbeten në qendër të procesin të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Ai rikujtoi se Serbia duhet të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun për normalizim të raporteve me Kosovën, që ndërmjetësohet nga blloku evropian.

“Viti 2023 ishte një vit me zhvillime të përziera në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Pamë përshkallëzime serioze, sulme ndaj ushtarëve të KFOR-it në maj dhe sulme të dhunshme në Banjskë më 24 shtator. Por, pamë edhe përparim në disa fusha”,tha ai, duke nënvizuar se viti 2023 përfundoi me disa hapa pozitiv, siç ishte çështja e targave të makinave dhe ajo e energjisë.

Megjithatë, Makovec konstatoi se sipas vlerësimit të BE-së, sa i përket situatës në veriun e Kosovës, e banuar me shumicë serbe, nuk ka pasur përparim ashtu siç është pritur.

“Zbatimi i marrëveshjes nga dialogu, pa vonesa dhe pa parakushte, mbetet kusht i qartë. Të gjithë duhet të përmbahen nga veprimet e njëanshme që mund të nxisin tensionet”,theksoi ai.

Makovec po ashtu deklaroi se duhet të ketë përgjegjësi për sulmin në Banjskë të Zveçanit.

Më 24 shtator, një grup i armatosur serbësh sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter. Gjatë përleshjeve u vranë edhe tre sulmues serbë. Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Për sulmin, Kosova ka fajësuar Serbinë, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të.

Makovec tha se Serbia po ashtu duhet të përshtat politikën e saj të jashtme me atë të BE-së dhe mospërshtatja, sa i përket vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainë, tashmë ka prodhuar pasoja për procesin integrues evropian të Serbisë. Ai po ashtu theksoi se Serbia po vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Serbinë.

David Muller nga Komisioni Evropian, tha se pret që Serbia të zbatojë të gjitha vërejtjet sa i përket procesit zgjedhor, që do të jenë pjesë e raportit të misionit vëzhgues zgjedhor të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Ai po ashtu shprehu keqardhje që Serbia nuk ka bërë hapa përpara në procesin e negociatave të anëtarësimit me BE-në.

“Dua të them se kanë kaluar dhjetë vjet prej kur i kemi hapur negociatat e anëtarësimit me Serbinë. Por, hapi i fundit ka qenë në vitit 2021. Serbia po bashkëpunon me BE-në në aktivitetet për të parandaluar shmangien e sanksioneve nga Rusia. Por, fakti që Serbia nuk është përshtatur me sanksionet ndaj Rusisë është pengesë serioze”,tha ai.

Disa eurodeputetë thanë se delegacioni vëzhgues i zgjedhjeve në Serbi nga Parlamenti Evropian ka qenë dëshmitar i manipulimeve në zgjedhje, dhe kur ky delegacion ka raportuar parregullsitë është sulmuar verbalisht nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Qeveria serbe. Ligjvënësit evropianë kërkuan nga Komisioni Evropian dhe shërbimi diplomatik i BE-së të dënojnë sulmet e tilla.

Deputeti nga Sllovenia, Klemen Groshelj, që ishte shef i misionit vëzhgues të PE-së për zgjedhjet në Serbi tha se “çështja është shumë e thjesht, sepse e zgjedhjet e lira janë kriter bazë për BE-në dhe Serbia nuk e respektoi këtë standard”.

“Nuk mund të pretendojmë se institucionet në Serbi, që janë përgjegjëse vetë për këto parregullsi, do të hetojnë të njëjtat. Ata nuk do ta hetojnë vetveten”,tha ai.

Misioni ndërkombëtar që monitoroi zgjedhjet, tha pas votimeve se partia e Vuçiqit, Partia Progresive Serbe, kishte përfituar avantazh të padrejtë përmes mediave të njëanshme, përmes ndikimit të Vuçiqit dhe po ashtu kishin vërejtur parregullsi në votime sikurse blerja e votave.

Autoritetet serbe kanë mohuar të gjitha këto akuza.

Gjatë debatit të 23 janarit, deputetja nga Gjermania, Viola von Cramon, tha se për 12 vjet ka qenë vëzhguese e zgjedhjeve të ndryshme, por asnjëherë nuk kishte parë diçka si ajo që ndodhi në zgjedhjet serbe.

“Ky nivel i mashtrimeve zgjedhore është i papranueshëm”,tha ajo.

Ndërkaq ligjvënësi nga Kroacia, Tonino Piculla i quajti parregullsitë zgjedhore në Serbi si përkeqësim të demokracisë në këtë shtet dhe veprimet e Beogradit, i cilësoi si rrezik edhe për vendet fqinje, sikurse Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina, shkruan REL.

Gjatë muajit shkurt pritet që në Parlamentin Evropian të diskutohet edhe miratohet edhe një rezolutë e veçantë për zgjedhjet dhe situatën politike në Serbi.

Tags: Bashkimi EvropianMarko MakovecParlamenti Evropian
Postimi i mëparshëm

Bulliqi për vrasjen e Lulzimit: Urojmë që drejtësia ta thotë fjalën e saj në mënyrë meritore!

Postimi tjetër

Rexhepi: Asociacion të një natyre etnike konsideroj që është e gabuar

Të ngjajshme Postime

OVL-UÇK paralajmëron protestë kundër Gjykatës Speciale më 7 gusht
KRYESORE

OVL-UÇK paralajmëron protestë kundër Gjykatës Speciale më 7 gusht

28 July 2025
“Fëmijët nuk fillojnë kurrë luftëra”, Osmani: Duhet të ndalet vuajtja e fëmijëve dhe civilëve të pafajshëm në Gaza
KRYESORE

“Fëmijët nuk fillojnë kurrë luftëra”, Osmani: Duhet të ndalet vuajtja e fëmijëve dhe civilëve të pafajshëm në Gaza

28 July 2025
Specialja nga sot në pushim veror, vazhdon punën më 15 gusht
KRYESORE

Specialja nga sot në pushim veror, vazhdon punën më 15 gusht

28 July 2025
“E turpshme që Hashim Thaçi gjendet ende në burg”/ Grenell: Haga është rrënuar!
KRYESORE

“E turpshme që Hashim Thaçi gjendet ende në burg”/ Grenell: Haga është rrënuar!

28 July 2025
Pacolli i kundërpërgjigjet Gurit: Nuk kam çfarë të kthej, s’kam marrë asgjë
KRYESORE

Pacolli i kundërpërgjigjet Gurit: Nuk kam çfarë të kthej, s’kam marrë asgjë

28 July 2025
Dënohen tre të akuzuar me 12 vjet burgim gjithsej për sulmin ndaj KQZ-së në veri
KRYESORE

Dënohen tre të akuzuar me 12 vjet burgim gjithsej për sulmin ndaj KQZ-së në veri

28 July 2025
Postimi tjetër
Rexhepi: Asociacion të një natyre etnike konsideroj që është e gabuar

Rexhepi: Asociacion të një natyre etnike konsideroj që është e gabuar

Lajmet e fundit

5 sekrete bukurie që dermatologët nuk i thonë shpesh

5 sekrete bukurie që dermatologët nuk i thonë shpesh

28 July 2025
Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas

Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas

28 July 2025
Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma

Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma

28 July 2025
Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë

Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë

28 July 2025
OVL-UÇK paralajmëron protestë kundër Gjykatës Speciale më 7 gusht

OVL-UÇK paralajmëron protestë kundër Gjykatës Speciale më 7 gusht

28 July 2025
Vazhdojnë kërkimet për mërgimtarin në Ujman, asnjë gjurmë as pas 24 orësh

Vazhdojnë kërkimet për mërgimtarin në Ujman, asnjë gjurmë as pas 24 orësh

28 July 2025
Vendimi i tetorit të vitit kaluar për pagat, Murati thotë se nga ky muaj shërbyesve publikë iu shtohen 55 eurot tjera

Vendimi i tetorit të vitit kaluar për pagat, Murati thotë se nga ky muaj shërbyesve publikë iu shtohen 55 eurot tjera

28 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu