Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, rikujton 92-vjetorin e ideologut Fehmi Aganit, përcjell InLajmi.
Haziri njofton se Akademik Fehmi Agani ynë, sa shumë i mungon familjes, ideologjisë që e le trashëgimi e Republikës.
Tutje shton se po të ishte gjallë sot, jam i bindur që Kosova do të ishte shumë më ndryshe.
Postimi i plotë i tij:
92-vjetori i lindjes së ideologut më të madh të kohës, mendjes së ndritur dhe trurit të Lëvizjes për Liri, Demokraci e Pavarësi. Akademik Fehmi Agani ynë, sa shumë i mungon familjes, ideologjisë që e le trashëgimi e Republikës. Po të ishte gjallë sot, jam i bindur që Kosova do të ishte shumë më ndryshe!/InLajmi/