Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës Donika Gërvalla-Schwarz, ka përgëzuar ambasadorët e akredituar në Kosovë për bashkëpunimin e mirë dhe intensiv gjatë vitit 2023, përcjell InLajmi.
Gërvalla në pritjen tradicionale për korin diplomatik të akredituar në Republikën e Kosovës, të mbajtur në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, uroi një bashkëpunim dhe partneritet sa më të fortë në vitin 2024.
Postimi i plotë i saj:
Në pritjen tradicionale për korin diplomatik të akredituar në Republikën e Kosovës, të mbajtur në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pasi i përgëzova ambasadorët e akredituar në Kosovë për bashkëpunimin e mirë dhe intensiv gjatë vitit që lamë pas, i falënderova për qëndrimin e tyre në mbështetje të proceseve të vështira që kaluam gjatë vitit 2023, duke uruar një bashkëpunim dhe partneritet sa më të fortë në vitin 2024. /InLajmi/