Kryeministri Albin Kurti nga konferenca e Samitit në Shkup ka deklaruar se nuk është i lehtë procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, duke pasur parasysh që shteti fqinj nuk ka vullnet për këtë.
“Duhet të ndahet procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE me procesin e normalizimit. Nuk është e lehtë t’i normalizojmë raportet me dikë sepse dihet se Serbia nuk ka as vullnet as për këtë e as Perëndimin”, ka thënë ai.
Kurti ka folur edhe për ndërlidhjen mes Samitit në Shkup dhe idesë së Ballkanit të hapur.
“Kjo nuk ka të bëjë me “Ballkanin e hapur” sepse është BE. “Ballkani i hapur” nuk është mjaftueshëm evropian ndërsa Evropa e hapur është e mjaftueshme për Ballkanin. “Ballkani i Hapur” nuk i ka rregullat dhe financimin e BE-së”, ka deklaruar Kurti.
Ndërkaq për ndërrimin e konferencës nga e përbashkët te dalja e çdo kryeministri veç e veç, ai ka thënë se organizatorët duhet të përgjigjen, transmeton RTKlive.
“Nuk jam ne dijeni pse nuk ishte e përbashkët. Me të përfunduar takimi u njoftuam që secili burrështetas do të paraqiste para gazetarëve të veçantë. Do te duhej organizatorët të tregonin”, ka thënë ai.