• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 20 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Kryediplomati i Arabisë Saudite: Mbretëria nuk do të normalizojë raportet me Izraelin

Antigona Selimi nga Antigona Selimi
22 January 2024
në Bota
0 0
0
Kryediplomati i Arabisë Saudite: Mbretëria nuk do të normalizojë raportet me Izraelin
0
SHPERNDARJE
65
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryediplomati i Arabisë Saudite tha se mbretëria nuk do të normalizojë raportet me Izraelin apo të ndihmojë në rindërtimin e Gazës nëse nuk do të ketë një rrugë të besueshme drejt një shteti palestinez një kërkesë që është refuzuar nga Qeveria izraelite. Kështu deklaroi princi Faisal bin Farhan gjatë një interviste për transmetuesin amerikan, CNN.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka refuzuar shtetësinë palestineze dhe ka paraqitur planet për Gazën pasi të mbarojë lufta me Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Mosmarrëveshjet rreth të ardhmes së Gazës, e ka vendosur Izraelin kundër aleates kryesore, SHBA-së, por edhe kundër shumicës së komunitetit ndërkombëtar. Këto mosmarrëveshje paraqesin një pengesë të madhe për çfarëdo plani për qeverisjen apo rindërtimin pasi të përfundojë lufta të enklavës që është shtëpi e 2.3 milionë palestinezëve.

Para sulmit të 7 tetorit të kryer nga Hamasi ndaj Izraelit, sulm që nxiti luftën, SHBA-ja kishte tentuar të ndërmjetësonte një marrëveshje historike, sipas së cilës, Arabia Saudite do të normalizonte raportet me Izraelin, në këmbim të garancive të sigurisë nga SHBA-ja, ndihmës për krijimin e një programi civil bërthamor dhe përparimin drejt zgjidhjes së konfliktit izraelito-palestinez.

Në shtator, Netanyahu tha se Izraeli ishte në “prag” të arritjes së një marrëveshjeje të tillë.

Gjatë intervistës për CNN-in, kryediplomati saudit u pyet se “a po thoni se nëse nuk ka një rrugë të besueshme dhe të pakthyeshme drejt një shteti palestinez, nuk do të ketë normalizim të raporteve mes Arabisë Saudite dhe Izraelit?”, princi Faisal tha se “kjo është mënyra e vetme që ne do të kemi përftim, prandaj po”.

Princi Faisal tha po ashtu se shteti i tij nuk do të kontribuojë në rindërtimin e Gazës të shkatërruar nga ofensiva izraelite, nëse nuk do të ketë një rrugë drejt një zgjidhjeje.

Palestinezët kërkojnë që shteti i tyre i ardhshëm të përfshijë Gazën, Bregun e pushtuar Perëndimor nga Izraeli dhe lindjen e aneksuar të Jerusalemit, territore që Izraeli i mori në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967.

Izraeli e sheh Jerusalemin si kryeqytet të tij dhe Bregun Perëndimor si tokë historike dhe biblike të popullit hebre. Në këto territore, Izraeli ka ndërtuar vendbanime ku jetojnë qindra mijëra kolonë hebrenj. Rundet e fundit të bisedimeve për paqe u prishën 15 vjet më parë.

Gjatë një takimi lidhur me luftën, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian thanë se krijimi i një shteti palestinez ishte mënyra e vetme për të arritur paqen dhe shprehën shqetësimin e tyre lidhur me refuzimin e kësaj ideje nga Netanyahu.

Lufta aktuale mes Izraelit dhe Hamasit që është e pesta dhe deri më tani më vdekjeprurësja nisi pasi luftëtarët e Hamasit sulmuan jugun e Izraelit duke vrarë 1.200 persona, shumica civilë, dhe duke marrë peng afër 250 të tjerë, shkruan REL.

Gjatë ofensivës izraelite janë vrarë të paktën 25.295 palestinezë në Gazë dhe janë plagosur mbi 60.000 të tjetër, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi. Kjo ministri nuk bën dallimin midis civilëve dhe luftëtarëve të vrarë, por ka thënë se afër 2 e 3 e viktimave ishin gra dhe fëmijë.

Tags: Arabia SauditeGazaIzraeli
Postimi i mëparshëm

Çfarë tregon studimi i ri për peshkaqenët megalodonët?

Postimi tjetër

Tahiri në Asamblen e KE-së: Demokracia në Serbi është e rrezikuar

Të ngjajshme Postime

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?
Bota

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?

16 October 2025
Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë
Bota

Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

16 October 2025
Partia pro-evropiane e Moldavisë kryeson në rezultatet e zgjedhjeve
Bota

Partia pro-evropiane e Moldavisë kryeson në rezultatet e zgjedhjeve

28 September 2025
FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd
Bota

FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd

28 September 2025
Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore
Bota

Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore

28 September 2025
Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh
Bota

Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh

28 September 2025
Postimi tjetër
Tahiri në Asamblen e KE-së: Demokracia në Serbi është e rrezikuar

Tahiri në Asamblen e KE-së: Demokracia në Serbi është e rrezikuar

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu