Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në përvjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova tha se ai është vet Kosova dhe shpirti i saj, përcjell InLajmi.
Peci tha se Ibrahim Rugova me veprimtarinë e tij në epokën më të rëndësishme shqiptare, i dha vulën kahjes së proceseve politike dhe përtej saj.
Ai po ashtu thekson se falë Rugovës, Kosova dhe shqiptarët, përcaktuan qartë orientimin drejt vlerave dhe botëkuptimit mbi shembujt e demokracive perëndimore. Jemi shumë me fat që ai na priu ndër kohët kur u vendos për të ardhmen tonë.
Tutje ai shton se Rugova është busolla orientuese e jona drejt perëndimit.
Postimi i plotë i tij:
IBRAHIM RUGOVA është vet Kosova dhe shpirti i saj!
Ibrahim Rugova me veprimtarinë e tij në epokën më të rëndësishme shqiptare, i dha vulën kahjes së proceseve politike dhe përtej saj. Falë Rugovës, Kosova dhe shqiptarët, përcaktuan qartë orientimin drejt vlerave dhe botëkuptimit mbi shembujt e demokracive perëndimore. Jemi shumë me fat që ai na priu ndër kohët kur u vendos për të ardhmen tonë. Nuk mund ta imagjinoj askush se si do të dukej një Kosovë sot e as nesër, nëse ai nuk do të ishte në ballë të kombit, atëherë kur na kanosej edhe asgjesimi biologjik në trojet tona. Por e dijmë se Kosova do të ishte shumë më mirë me të edhe pas vitit 2006. Nuk do të kishte hamendësi vlerash e as politika degraduese të cilat shënuan dekadën e fundit. Ibrahim Rugova është vet Kosova dhe shpirti i saj. Ai është busolla orientuese e jona drejt perëndimit!/InLajmi/