Lëvizja Vetëvendosje kanë njoftuar se brenda më pak se 1 vit janë bërë 3 shërbime të reja në Klinikën e Stomatologjisë, përcjell InLajmi.
Në njoftim thuhet ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka njoftuar se tani pacientët që kanë nevojë për implante stomatologjike këtë shërbim mund ta marrin në sistemin tonë publik.
Tutje në njoftimin e LVV-së thuhet se ky shërbim tash me pritje minimale dhe me çmim të përballueshëm do të mund të kryhet në sistemin publik.
Njoftimi i plotë nga LVV:
Për më pak se 1 vit, 3 shërbime të reja në Klinikën e Stomatologjisë
Nga dje, pacientët që kanë nevojë për Implante Stomatologjike këtë shërbim mund ta marrin në sistemin tonë publik, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Ky shërbim që deri dje kryhej vetëm në sektorin privat, tash me pritje minimale dhe me çmim të përballueshëm do të mund të kryhet në sistemin publik, njoftuan ministri Vitia dhe Kryeministri Kurti që dje ishin për vizitë në këtë klinikë.
“Brenda më pak se një viti, në këtë klinikë ka filluar ofrimi i 3 shërbimeve të reja: protezat fikse, oksiduli i azotit dhe tash ai i implantologjisë. Qeveria e jonë mbetet e përkushtuar në reformë të thellë në shëndetësi dhe rritje të numrit dhe cilësisë së shërbimeve në institucionet publike shëndetësore”, tha Kryeministri, Albin Kurti. /InLajmi/