• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 25 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Fermerët gjermanë planifikojnë protesta të reja

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
20 January 2024
në Bota
0 0
0
Fermerët gjermanë planifikojnë protesta të reja
0
SHPERNDARJE
66
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Miratimi të enjten i buxhetit të shtetit, nga Komisioni i Buxhetit i Bundestagut i dha fund krizës buxhetore në Gjermani. Tani është vetëm hap formal miratimi i buxhetit nga i gjithë Bundestagu Gjerman, më e vonta në fillim të shkurtit. Buxheti i ri i shtetit ka një vëllim 476.8 miliardë euro. Borxhet e reja kufizohen në 39 miliardë euro, shumë që respekton frenën kushtetuese të borxhit 0.35% e PBB.

Kompromisi i arritur lehtëson planifikimet e kompanive për vitin e ri. Me të, Gjermania lë pas vetes një krizë të shkaktuar nga mosrespektimi i kushtetutës. Pasi kriza buxhetore gjermane nuk u shkaktua, sepse qeverisë gjermane i mungonin vërtet paratë. Por sepse qeveria i kishte bërë planet fillestare buxhetore për këtë vit mbështetur në para, që nuk lejohej t’i përdorte në kredi të marra për pandeminë e Covid-19, të cilat nuk qenë shfrytëzuar.

Konsumatorët i presin çmime më të larta

Por në 15 nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese Federale gjermane gjykoi se ndryshimi i destinacionit të kredive ishte antikushtetues. Kjo e tronditi qeverinë tripartiake dhe Gjermaninë. Për buxhetin e 2024-ës tani mungonin 17 miliardë euro, të paracaktuara e të premtuara nga 3 partitë për objektiva përkatëse kombëtare.

Buxheti i ri parashikon disa masa financiare që pritet të sjellin më shumë para në arkën e shtetit. Konsumatorët i presin ndër të tjera çmime më të larta për biletat e avionit, ku do të rritet taksa. Si dhe çmime më të larta për ngrohjen, për gazin dhe karburantin, pasi do të rritet çmimi i dioksidit të karbonit.

Protesta të reja të fermerëve në prag

Por disa organizata fermerësh janë shprehur të zhgënjyer nga buxheti i miratuar në Komisionin parlamentar të Buxhetit. “Fermerët tanë janë të zhgënjyer që nuk janë dëgjuar” deklaroi presidenti i Shoqatës së Fermerëve, Joachim Rukwied, dhe paralajmëroi protesta të reja “përsëri nga java tjetër”.

Fermerët janë të pakënaqur, sepse me buxhetin e ri qeveria iu përmbajt shkurtimeve të subvencioneve edhe për ta, megjithë kërkesat e fermerëve për t’i tërhequr krejt shkurtimet. Ata duan që qeveria të lërë gjithçka si deri tani dhe t’u kthejë fshatarëve 21.48 cent për litër naftë.

Si kontekst: pas vendimit të Kushtetueses dhe vështirësive buxhetore pasuese të krijuara, qeveria gjermane tha se do të vendosë një taksë për automjetet bujqësore. Më tej ajo vendosi t’i japë fund lehtësimit tatimor për naftën bujqësore. Kjo shkaktoi protesta të fermerëve në mes të dhjetorit.

Fermerët bllokuan me traktorë, akset kryesore rrugore të disa qyteteve gjermane dhe të Berlinit. Qeveria hoqi dorë atëherë nga taksa për automjetet bujqësore, dhe e zbuti masën e dytë. Berlini vendosi që lehtësimi tatimor aktual për naftën bujqësore të mos eleminohet menjëherë, por gradualisht, deri në vitin 2026.

Por zbutja e masës nuk i zbuti aspak fermerët. Në 8 janar ata shpallën një “javë veprimi”. Mijëra fermerë bllokuan me traktorë autostradat dhe mbajtën manifestime në të gjithë Gjermaninë. Në manifestimin më të madh, në Berlin, morën pjesë sipas policisë, 8.500 vetë, ndërsa sipas organizatorëve 30.000 vetë.

Paralelizmat me protestat e jelekverdhëve në Francë

E përbashkëta me protestat e jelekverdhëve në Francë është se shkëndijën për nisjen e protestave e dha vetëm një masë e qeverisë: taksa mbi naftën e automjeteve bujqësore. Edhe në Gjermani, në rrugë, fermerët gjermanë i nxorri shpallja e heqjes së subvencioneve për naftën bujqësore.

Por situata në Gjermani dallohet nga situata e viteve 2018/2019 në Francë. Protestat në Francë drejtoheshin kundër mungesës së një programi të përgjithshëm social, për të shoqëruar tatimet e reja. Si dhe kundër dështimit të qeverive të mëparshme franceze, për të luftuar pabarazinë sociale në rritje në vend.

Në Gjermani, deri tani, nuk ka kërkesa të përgjithshme, që të përfshijnë shumë sektorë. Kërkesa që t‘i vënë pikëpyetje të gjithë modelit social të Gjermanisë. Megjithatë: mundësia që kërkesat e protestuesve të zgjerohen, ekziston.

Protestuesit thanë se kanë dalë në rrugë jo vetëm kundër taksës për naftën e automjeteve bujqësore. Por edhe për shkak të “gjithnjë e më shumë rregullave dhe kushtëzimeve”, prej të cilave vuajnë prej vitesh. Ankohen se duhet të kalojnë tepër shumë kohë me mbushjen e formularëve.

Gjendja aktuale e fermerëve: shumë e mirë

Është fakt interesant se situata ekonomike e fermerëve gjermanë aktualisht është shumë e mirë, sipas informacioneve të tyre. Sipas të dhënave të DW, fermerët kanë përfituar shumë nga rritja e çmimeve të ushqimeve në Gjermani. Revista e sektorit bujqësor, “agrarheute”, shkruan për “fitime rekord” në vitin financiar 2022/23. Shoqata Gjermane e Fermerëve theksoi vetëm pak kohë më parë se rezultatet e fermave janë në nivelet më të larta historike. Në raportin vjetor, të Shoqatës së Fermerëve shkruhet se “pas shumë vitesh dobësi, situata ekonomike e fermave është përmirësuar ndjeshëm në 2 vitet e fundit”.

Por fermerët gjermanë kanë shqetësimin e së ardhmes. Ata ndihen nën presion: nga vështirësia për të konkurruar me produkte të vendeve të tjera evropiane dhe me shtete të tjera. Megjithë subvencionimin e madh nga shteti gjerman.

Mbështetja për protestat e fermerëve në popull

Tërheq më tej vëmendjen fakti se 81 përqind e gjermanëve tregojnë mirëkuptim për protestat e fermerëve. Kjo rezultoi në një sondazh të fundit të Institutit Demoskopik Forsa. Një shpjegim për këtë mbështetje duhet kërkuar jo te gjendja aktuale e vështirë e fermerëve. Por te mbështetja e frikës për të ardhmen nga shumë gjermanë, e një frike për atë që mund t’i presë gjermanët në të ardhmen. Mirëkuptimi për fermerët është i madh te zgjedhësit e të gjitha partive. Por kryesojnë me 98 përqind mirëkuptim zgjedhësit e partisë ultra të djathtë AfD.

Qëndrimi i qeverisë ndaj situatës

Kur Gjermaninë e kërcënonte vjet një dimër i ftohtë, për shkak të ndërprerjes së gazit rus, qeveria miratoi një paketë subvencionuese prej 200 miliardë eurosh. Tani mundësitë janë më të kufizuara. Grupet parlamentare të partive në pushtet, SPD, të Gjelbrit dhe FDP vendosën dje 18.01 një mocion për rezolutë, me të cilën deri në pushimet e verës do të miratohet një paketë masash lehtësuese për fermerët. Por fermerët i shohin me skepticizëm këto hapa.

E rëndësishme për reagimin do të jetë se a do të zgjerohen protestat dhe se kush do të bashkohet me fermerët. Kancelari Olaf Scholz ka paralajmëruar që fermerët të ruhen ngadepërtimi i ekstremistëvenë radhët e tyre. Mjaft ekstremistë të djathtë kanë qenë pjesë e protestave të fundit. Kjo u vu re në pankarta kërcënuese për anëtarët e qeverisë dhe në mbajtjen e simboleve si litari. Protestues të zemëruar bllokuan një traget me ministrin e Ekonomisë, Robert Habeck, që kthehej nga pushimet me familjen, akt që u dënua nga establishmenti politik.

Fermerët thonë në deklarata se nuk kanë të përbashkëta me ekstremistët. Ata thonë se për ndryshimet e qeverive në Gjermani mbështesin rrugën e zgjedhjeve.

Po edhe nëse duket se në Gjermani po tronditet modeli ekzistues, thuajse perfekt, i demokracisë konsensuale: Gjermania ruan stabilitetin e përgjithshëm, megjithë një situatë në zhvillim.

Tags: FermerëtGjermaniaProtesta
Postimi i mëparshëm

15 vite nga shpërbërja e TMK-së duke u riformuar në FSK

Postimi tjetër

Berisha nga NPB: Në 2023 ka pasur mbi 95% të inkasimit

Të ngjajshme Postime

Zelensky në OKB: Mos e zvarritni luftën, paqja varet nga të gjithë ne
Bota

Zelensky në OKB: Mos e zvarritni luftën, paqja varet nga të gjithë ne

24 September 2025
Tusk: Polonia do të rihapë kufirin me Bjellorusinë pas mbylljes dy-javore
Bota

Tusk: Polonia do të rihapë kufirin me Bjellorusinë pas mbylljes dy-javore

24 September 2025
Jimmy Kimmel nuk i mban dot lotët pas rikthimit në ekran
Bota

Jimmy Kimmel nuk i mban dot lotët pas rikthimit në ekran

24 September 2025
Zjarri shkakton vonesa në aeroportin e Londrës nga nisen fluturimet për Tiranë dhe Prishtinë
Bota

Zjarri shkakton vonesa në aeroportin e Londrës nga nisen fluturimet për Tiranë dhe Prishtinë

24 September 2025
Macron thotë se Trumpi duhet ta ndalë luftën në Gazë, nëse dëshiron ta fitojë Nobelin për paqe
Bota

Macron thotë se Trumpi duhet ta ndalë luftën në Gazë, nëse dëshiron ta fitojë Nobelin për paqe

24 September 2025
Trump kritikon vendet që e njohën shtetin e Palestinës
Bota

Trump kritikon vendet që e njohën shtetin e Palestinës

23 September 2025
Postimi tjetër
Berisha nga NPB: Në 2023 ka pasur mbi 95% të inkasimit

Berisha nga NPB: Në 2023 ka pasur mbi 95% të inkasimit

Lajmet e fundit

Arsyet pse lidhjet e gjata përfundojnë në divorc pas martesës

Arsyet pse lidhjet e gjata përfundojnë në divorc pas martesës

25 September 2025
Qumështi i gjirit ndihmon zemrën e foshnjave të parakohshme

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën e foshnjave të parakohshme

25 September 2025
Spiropali: BE duhet t’i heq sanksionet, Institucionet në Kosovë sigurisht duhet të jenë më përgjegjëse

Spiropali: BE duhet t’i heq sanksionet, Institucionet në Kosovë sigurisht duhet të jenë më përgjegjëse

25 September 2025
“Duhet me i pritë rezultatet e zgjedhjeve lokale”- Çka po paralajmëron Fatmir Limaj?

“Duhet me i pritë rezultatet e zgjedhjeve lokale”- Çka po paralajmëron Fatmir Limaj?

24 September 2025
Huliganët e “Zvezdës” me koreografi skandaloze për terroristin e Banjskës

Huliganët e “Zvezdës” me koreografi skandaloze për terroristin e Banjskës

24 September 2025
“Na jemi kanë vullnetarë, nuk kemi pasë qeveri mbrapa”, Limaj komenton deklaratat e Rubin, kujton kohën e luftës kur erdhi në Kosovë

“Na jemi kanë vullnetarë, nuk kemi pasë qeveri mbrapa”, Limaj komenton deklaratat e Rubin, kujton kohën e luftës kur erdhi në Kosovë

24 September 2025
Qalaj: S’guxojmë të lejojmë të na përsëritet Banjska, duhet të jemi të përgatitur

Qalaj: S’guxojmë të lejojmë të na përsëritet Banjska, duhet të jemi të përgatitur

24 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu