Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, ka pritur këtë të premtë në takim shefin e EULEX-it, z. Giovanni Pietro Barbano, përcjell InLajmi.
Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit të sigurisë dhe sundimit të ligjit.
Presidentja Osmani dhe shefi i EULEX-it Barbano diskutuan edhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, brenda mandatit teknik të EULEX-it për monitorim, mentorim dhe këshillëdhënie. /InLajmi/