Koreja e Veriut thotë se ka kryer një test të “sistemit të saj të armëve bërthamore nënujore” në përgjigje të stërvitjeve nga SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia këtë javë.
Testimi i dronëve të tij nënujorë të supozuar të armatosur me armë bërthamore u zhvillua në brigjet e tij lindore, njoftuan mediat shtetërore.
Veriu ka pretenduar teste të sistemit të tij “Haeil-5-23” më parë, por armët nuk janë verifikuar kurrë në mënyrë të pavarur.
Koreja e Jugut dhe aleatët nuk i janë përgjigjur ende provokimit të fundit.
Por kjo vjen pasi Veriu ka shtuar veprimet ushtarake javët e fundit, duke përfshirë pretendimin se ka vendosur një raketë të re balistike me rreze të mesme veprimi me karburant të ngurtë të dielën.

Kjo pasoi stërvitjet me zjarr të vërtetë në kufirin detar me Korenë e Jugut në javën e parë të janarit.
Udhëheqësi i Phenianit, Kim Jong Un, ka qenë gjithashtu gjithnjë e më agresiv në drejtimin e politikavedhe retorikën e tij, duke i dhënë fund disa marrëveshjeve që synonin ruajtjen e paqes në muajt e fundit, shkruan Euronews.al.
Të premten, Koreja e Veriut tha se ishte provokuar nga stërvitjet e përbashkëta nga Uashingtoni, Seuli dhe Tokio për të kryer një test të armëve të saj nënujore, sipas një raporti nga agjencia shtetërore KCNA.