Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar 19 janarin.
1900 – Lind në Luaras të Kolonjës, Skënder Luarasi, arsimtar, përkthyes, dramaturg, publicist, studjues, vullnetar në Luftën e Spanjës, komunist idealist, hartues fjalorësh. Ishte i pari shqiptar që u nis në dhjetor të 1936 nëpërmjet kufirit grek nga Follorina për të shkuar në Athinë, më pas në Francë e në fund në Spanjë. Në dhjetor të 1936 Luarasi takoi në Parsi Llazar Fundon dhe Ali Kelmendin. Për ta thotë se në fillim i dukej se shkonin mirë, por shumë shpejt kuptoi që dukja gënjente. U propozoi të hapnin një gazetë si “Liria Kombëtare. Në Lion takoi Ymer Dishnicën, Kolë Tromarën dhe Kostë Çekrezin. Këtu Fundo i tha hapur Luarasit që nuk po bënin mirë që po shkonin në Luftën Civile, ku megjithatë shkoi dhe qëndroi deri më 1939 Në vitet 1939-44 vuajti në kampet e pëqendrimit në Francë. Kthehet në atdhe në mars të 1945. Mbas çlirimit të vendit, është nismëtar në themelimin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe anëtar i Kryesisë deri në nëntor 1949, kur u përjashtua për disa vjet nga Lidhja për qëndrimin e tij antikonformist ndaj metodave e qëndrimeve jodemokratike që ndiqte Kryesisë e Lidhjes në fushën e letërsisë e të arteve e nënshtruar ndaj diktatit të partisë në pushtet. Qe deputet në vitet 1946-50. Më 1950 nis punë në ndërmarrjen e botimeve të Institutit të Shkencave. Më 1956-60 punoi si pedagog. Për veprimtarinë e tij të shquar patriotike-antifashiste-demokratike, edukative e letrare është nderuar me urdhrat e lartë
1937 – Howard Hughes vendos një rekord të ri ajror duke fluturuar nga Los Angeles për në New York City në 7 orë, 28 minuta, 25 sekonda. Hughes, ishte një afarist, investitor, pilot i vendosjes së rekordeve, inxhinier, regjisor i filmit, dhe filantrop, i njohur gjatë jetës së tij si një nga individët më të suksesshëm financiarisht në botë.
1940 – Lind në Palermo, Paolo Borsellino. Borsellino, ishte gjyqtar italian dhe magjistratë për ndjekje penale. Nga zyra e tij në Pallatin e Drejtësisë në Palermo, Siçili, ai kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij profesionale duke u përpjekur të rrëzonte fuqinë e mafies siciliane. Borsellino u vra nga një bombë makine në Via D’Amelio, afër shtëpisë së nënës së tij në Palermo.
1960 – Japonia dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruajnë Traktatin e Sigurisë së Ndërsjellë SHBA-Japoni. Kur u nënshkrua për herë të parë Traktati, ai përmbante dispozita që lejonin Shtetet e Bashkuara të vepronin për hir të ruajtjes së paqes në Azinë Lindore dhe madje edhe të ushtronin fuqinë e saj në çështjet e brendshme japoneze. Shumë, pika të këtij traktati, janë në fuqi edhe sot e kësaj dite.

1974 – Kina fiton kontrollin mbi të gjitha ishujt Paracel pas një angazhimi ushtarak midis forcave detare të Kinës dhe Vietnamit të Jugut. Gjatë Betejës së ishujve Paracel, trupat kineze dhe vietnamezo – veriore, humbën 18 vetë, ndërsa vietnamezo – jugorët 53 persona. Kjo do të ishte, një ndër të rrallat beteja të zhvilluara ndërmjet forcave të armatosura të Kinës, dhe atyre të Vietnamit të Jugut.
1981 – Gjatë krizës së pengjeve në Iran, Shtetet e Bashkuara dhe zyrtarët iranianë nënshkruajnë një marrëveshje për lirimin e 52 pengjeve amerikanë pas 14 muajve robërie. Pengjet, të cilët ishin kryesisht punonjës të ambasadës amerikane, u morën peng nga revolucionarët iranianë, për rreth 444 ditë dhe netë. Pas lirimit të tyre, ata u kthyen të gjithë në SHBA, dhe nuk shkelën më kurrë në territorin iranian.
1983 – Krimineli nazist, Klaus Barbie arrestohet në Bolivi. Barbie, ishte një funksionar SS dhe Gestapo gjatë epokës naziste. Ai njihej si “Kasapi i Lyonit” sepse kishte torturuar personalisht të burgosurit, kryesisht hebrenjtë dhe anëtarët e rezistencës ndërsa ishte i vendosur në Lyon nën regjimin kolaboracionist Vichy. Ai vdiq nga kanceri në burg në 25 shtator 1991.
2007 – Gazetari turko-armen Hrant Dink, është vrarë para zyrës së gazetës së tij në Stamboll nga ultra-nacionalisti 17-vjeçar turk Ogun Samast. Dink ishte një redaktor i gazetës që kishte shkruar dhe folur për genocidin armen, dhe ishte i njohur për përpjekjet e tij për pajtimin midis turqve dhe armenëve dhe mbrojtjen e tij për të drejtat e njeriut dhe të pakicave në Turqi.
2015 – Vdes në Ploesti, në moshën 81 vjeçare, Justin Capra. Capra, ishte një inxhinier dhe shpikës rumun. Ai pretendoi se kishte bërë mbi njëqind shpikje, edhe pse një kërkim zbuloi vetëm 2 patenta në emrin e tij. Shpikjet në të cilat ai punoi përfshinin 72 makina me efikasitet të karburantit, 15 motorë jo konvencionale dhe 7 avionë.