Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbajtur një konferencë me gazetarët në selinë e PD.
Në krye të fjalës tha se paqja në rajon rrezikohet nga revanshimi i Serbisë, ndërsa bëri me dije se të hënën do të dorëzojnë një amendament për buxhetin e shtetit, ku do të kërkojnë rreth 50 milionë euro ndihmë ushtarake për Kosovën. Më tej u shpreh se në Tiranë po dëgjohen vetëm “kukuvajkat e Kuvendit dhe kryeministrisë” dhe asgjë që lidhet me interesin e kombëtar, shkruan report.tv.
Ndërkohë denoncoi dhe atë që e quajti plan që PS po përgatit për të kontrolluar SPAK në një kohë që ka nisur luftën kundër korrupsionit. Në lidhje me Reformën Zgjedhore ka një komplot, duke nisur nga Edi Rama, PS dhe më pas të tjerët, për të cilët tha se shahen ditën ndërsa natën bëjnë pazare për të mos lejuar listat e hapura.