Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, fton organet e rendit ta hetojnë rastin në objektin e Kryeqytetit në lagjen “Arbëria” ku është kolapsuar një pjesë e kulmit, shkruan InLajmi.
Rama thekson se ka kontaktuar me familjarët e të lënduarës dhe lutet për shërimin e saj të shpejtë dhe të plotë.
Tutje ai shton se si Kryetar i Kryeqytetit kërkoj nga organet kompetente që të hetojnë rastin në tërësi dhe të marrin të gjitha masat dhe veprimet në pajtim me legjislacionin në fuqi.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë,
Sot, në objektin e Kryeqytetit në lagjen “Arbëria” për shkak të erërave të forta ka kolapsuar një pjesë e kulmit, ku për pasojë një person është lënduar dhe tani është nën kujdes mjekësor.
Menjëherë kam kontaktuar me familjarët e të lënduarës për t’iu qëndruar pranë në këto momente. Lutemi për shërimin e saj të shpejtë dhe të plotë.
Si Kryetar i Kryeqytetit kërkoj nga organet kompetente që të hetojnë rastin në tërësi dhe të marrin të gjitha masat dhe veprimet në pajtim me legjislacionin në fuqi./InLajmi/