Erërat e forta kanë bërë që pullazi i ndërtesës së Komunës së re të Prishtinës, të bie në tokë.
Një vajzë është lënduar si pasojë e kësaj ngjarjeje.
Ekipet e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, shkruan KlanKosova.
Nga fotografitë e shkrepura nga vendi i ngjarjes, mund të vërehet se rënia e pullazit ka shkaktuar edhe dëme materiale.