Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Ibrahim Dreseviq ka nënshkruar zyrtarisht me klubin japonez, Machida.
Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit japonez ku i urohet mirëseardhje reprezentuesi kosovar, por pa dhënë detaje rreth kostos së transferimit apo kohëzgjatjes së Kontratës.
“Ju njoftojmë se është vendosur që Dreseviq t’i bashkohet klubit me transferim të përhershëm nga Fatih Karagümliuk i Turqisë”, thuhet në njoftimin e klubit japonez.
Ndërsa, Dreseviq është shprehur i lumtur më këtë transferim, shkruan Lajmi.net
“Jam shumë i lumtur që i bashkohem këtij klubi të madh. Jam i emocionuar që luaj për ekipin dhe tifozët. Është një përvojë e re për mua dhe familjen time gjithashtu. Unë dua që ky klub të fitojë. do të luajë”, ka thënë ai.