Në ditën e 3-të të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror, në Davos, kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, zhvilloi një takim dypalësh me Kryeministrin e Bullgarisë, Nikolai Denkov, shkruan InLajmi.
Së bashku folën për marrëdhëniet bilaterale, për 13 marrëveshjet e nënshkruara deri më tani ndërmjet 2 vendeve dhe 7 të tjera që janë në proces të finalizimit, për bashkëpunim ndërshtetëror dhe rajonal si dhe situatën e sigurisë në rajon.
Kryeministri Kurti e falënderoi homologun e tij bullgar për mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, për përkrahjen aktive në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe për kontributin në fushën e sigurisë e mbrojtjes përmes pjesëmarrjes së saj në misionin e KFOR-it. /InLajmi/