Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se faturat e muajit të kaluar e kanë tmerruar secilën familje, raporton InLajmi.
Ai pyeti se a mund të tregoni se sa janë rritur të hyrat dhe profiti e KEDS-it dhe KESCO-s në krahasim me qeverisjet e kaluara Ua keni dhënë nga 100 euro, pas 2 ditësh ua keni marrë me fatura të energjisë.
“Faturat e muajit të kaluar e kanë tmerruar secilën familje. E këtu kemi zyrtarë të qeverisë që jetojnë në një tjetër realitet. A mund të na tregoni se sa janë rritur të hyrat dhe profiti e KEDS-it dhe KESCO-s në krahasim me qeverisjet e kaluara Ua keni dhënë nga 100 euro, pas 2 ditësh ua keni marrë me fatura të energjisë”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi u shpreh i bindur se ky është krim i organizuar, jam i bindur se shumica prej jush nuk jeni në dijeni.
“Jam i bindur se ky është krim i organizuar, jam i bindur se shumica prej jush nuk jeni në dijeni. Kjo është skemë kriminale në krye me Martin Berishajn, e kjo nuk bëhet pa dijeninë e Kurtit. Kjo do të dalë në shesh dhe të gjithë do të japin përgjegjësi”, është shprehur Krasniqi. /InLajmi/