Çedomir Stojkoviq, avokat i politikanit serb, Nikolla Sandulloviq, ka vendosur sot lule te varri i Blerina Jasharit, vajzës 7 vjeçare të vrarë në Prekaz.
“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën ‘Më Fal’”, thuhet në letrën e lënë nga Stojkoviq në 3 gjuhë, raporton Klan Kosova.