Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka sqaruar konfuzionin rreth rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës për operacionet me para të gatshme, e cila u miratua në fund të dhjetorit përcjell InLajmi.
Bislimmi njofton se rregullorja nuk sjell ndonjë ndryshim në listën e mjeteve të lejuara të pagesave, duke përputhur të gjitha specifikat me neni 11 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Zëvendëskryeministri theksoi se në Republikën e Kosovës monedha e vetme e lejuar për përdorim si mjet pagese është Euro, dhe se BQK vazhdon të jetë autoriteti i pavarur bankar në vend, siç është paraparë në këtë nen të Kushtetutës.
Bislimi vlerësoi gjithashtu rëndësinë e përcaktimit të qartë të valutës që lejohet në transaksionet, duke theksuar se në Kosovë është lejueshme vetëm përdorimi i Euros.
Tutje ai paralajmëron se qytetarët që veprojnë kundër këtyre rregullave janë në anën e gabuar të ligjit.
Në fund ai hodhi poshtë pretendimet se rregullorja është produkt i negociatave politike në Bruksel dhe sqaroi se ajo nuk ka si të ketë ndikim në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Postimi i plotë i tij:
RRETH ZHURMЁS MBI RREGULLOREN E BANKЁS QENDRORE TЁ KOSOVЁS PЁR “OPERACIONET ME PARA TЁ GATSHME”
Rregullorja e BQK-së pёr “Operacionet me Para tё Gatshme”, e miratuar nga bordi i këtij institucioni nё fund tё dhjetorit tё vitit qё lamё pas, nuk e liston asnjё mjet pagese veçmas, pёrveç specifikimit qё buron nga neni 11 i Kushtetutёs sё Republikёs sё Kosovёs. Nё kёtё nen precizohen 2 gjёra: qё në Republikën e Kosovës si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme; dhe qё Banka Qendrore e Kosovёs ёshtё autoritet i pavarur bankar.
Rrjedhimisht nё Rregulloren e sipёrpёrmendur, nuk ka pasur se si tё anulohet pёrdorimi i dinarit, pra diçkaje qё nuk ka qenё e lejuar asnjёherё mё parё. Pёr mё tepёr, as dinari e as monedhat e asnjё shteti tjetёr fqinj nuk janё pёrmendur fare nё tekstin prej 40 faqesh tё kёsaj rregulloreje.
Cfarёdo interpretimi tjetёr ёshtё i pasaktё dhe synon manipulimin e opinionit publik. Duke qenё Autoriteti i vetёm me funksion dizajnimin, zbatimin dhe mbikёqyrjen e politikave monetare nё vend, Banka Qendrore ka pёr detyrё edhe draftimin e rregullave tё lojёs pёr tё gjithё ato subjekte, financiare apo jofinanciare, persona fizik apo juridik, nё operimet e tyre me valuta, si vendore apo tё huaja.
Natyrisht se nё ushtrimin e kёtij mandati, Banka Qendrore ёshtё e kufizuar me njё sёrё instrumentesh ligjore vendore e ndёrkombёtare, si Kushtetuta e Republikёs sё Kosovёs, Kodi Penal, Ligji pёr Bankёn Qendrore, ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit e shumё tё tjera, por edhe nga njё varg rregulloresh, direktivash e vendimesh tё Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian, Bankёs Qendrore Evropiane dhe konventave relevante ndёrkombёtare qё rregullojnё standardet nё operimin me para tё gatshme, paketimin dhe depozitimin e tyre, kёmbimin e valutave tё dёmtuara, heqjen nga qarkullimi dhe riqarkullimi tё valutave tё dёmtuara ose tё falsifikuara, importimin apo eksportimin e valutave tё brendshme dhe tё huaja.
Natyrisht se e njё rёndёsie tё veçantё ёshtё edhe pёrcaktimi i valutёs e cila lejohet tё pёrdoret nё tё gjitha transaksionet bankare e jobankare, e qё nё rastin e Kosovёs ёshtё vetёm valuta EURO.
Secili prej qytetarёve tё Republikёs sё Kosovёs qё ka vepruar nё kundёrshtim me kёtё, ka qenё nё vazhdimёsi nё anёn e shkelёsit tё ligjit.
Deklaratat qё tentojnё tё kontestojnё si autoritetin e Bankёs Qendrore nё pёrcaktimin e kёtyre rregullave, si monopolin nё pёrdorimin e Euros si valutё e vetme në qarkullim, pёrveçse insistojnё nё lejim, tolerim dhe promovim tё joligjshmёrisё e informalitetit, njёkohёsisht bёjnё thirrje pёr mohimin e kompetencave tё Bankёs Qendrore, tё cilat janё tё garantuara me Kushtetutё.
Kёto deklarata njёkohёsisht synojnё minimin e sovranitetit politik e monetar tё Republikёs sё Kosovёs, dhe si tё tilla duhet tё ndeshen me kundërshtim tё fuqishёm tё secilit prej nesh.
Rregullorja e sipёrpёrmendur nuk ёshtё produkt i negociatave politike nё Bruksel dhe si e tillё nuk ka se si tё ketё ndikim nё mbarёvajtjen e procesit tё normalizimit tё raporteve mes Republikёs sё Kosovёs dhe fqinjit tonё verior.
Transparenca nё import tё valutave tё huaja, konvertimi i tyre nё Euro dhe transferi tek pёrfituesit final, nuk ka asnjё mundёsi tё ndikojё as nё mbarёvajtjen e furnizimeve tё pёrfituesve eventual e as nё zvogёlimin e fuqisё blerёse tё tyre. Andaj edhe nuk ka se si tё shkaktojё krizё humanitare e as tё privojё cilindo qytetar nga pranimi dhe shpenzimi i tё ardhurave tё tyre.
E vetmja gjё qё zvogёlohet fuqishёm, ёshtё hapёsira enorme pёr keqpёrdorim nё emёr tё mbёshtetjes e ndihmave sociale, praktikё kjo e perfeksionuar nga sekserёt politikё nё Beograd, tё cilёt pёr secilin dinar qё kanё dёrguar tek familjet e komunitetit serb nё Kosovё, kanё vjedhur 5 sosh.
Insistimi qё edhe mё tej, transferi i parave pёrtej kufirit shtetёror tё bёhet dhe tolerohet nё mёnyrё klandestine, me thasё e vetura individuale, e pastaj tё shpёrndahet pёrmes zyreve tё paregjistruara e të palicensuara, jo vetёm qё ngjason nё ide tё shekullit të 19-të, por edhe synon mbajtjen e qytetarёve pёrfitues nё ilegalitet dhe varёsi konstante nga tё njëjtёt sekserё./InLajmi/




















