Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mirëprer në takim ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari përcjell InLajmi.
Osmani shprehet se e kanë misionin e shenjtë për angazhimin e institucioneve të mbrojtjes.
Tutje ajo shton se ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës, si partnere e besueshme e ushtrive aleate në NATO.
Postimi i plotë i saj:
Ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës, si partnere e besueshme e ushtrive aleate në NATO.
Sot përgëzova Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari për angazhimin e institucioneve tona të mbrojtjes në misionin e shenjtë që kanë./InLajmi/