• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 31 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Kurti: Atentati i vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës paraqet një dosje në vete

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
17 January 2024
në KRYESORE
0 0
0
Kurti: Atentati i vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës paraqet një dosje në vete
0
SHPERNDARJE
65
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka përkujtuar vëllezërit Gërvalla e Kadri Zekën me rastin e 42 vjetorit të vdekjes së tyre, përcjell InLajmi.

Kurti tha se ata u vranë ashtu siç ishte organizuar nga shërbimet e fshehta të Serbisë, që kishin bërë përvojë paraprakisht me atentate të ngjashme ndaj ekzilit politik kroat.

Tutje ai tha se ky ishte një atentat i kryer qartazi nga vrasës të trajnuar dhe i ideuar politikisht, sipas stilit famëkeq të shërbimeve sekrete të Serbisë, që veçanërisht pas demonstratave të vitit 1981 në Kosovë, i kishte ashpërsuar shumëfish përndjekjet, arrestimet, burgosjet dhe torturat mbi aktivistët politikë shqiptarë që i gjurmonte edhe jashtë shtetit.

Kryeministri gjithashtu ceku se nga koha kur janë vrarë më 17 janar 1982 dhe deri sot pas 42 vitesh kur po i kujtojmë, Jusufi, Bardhoshi dhe Kadriu janë kthyer në emra referencialë për të gjithë ata që janë angazhuar dhe kanë luftuar për lirinë e Kosovës.

Postimi i plotë i tij:

Në kujtim të Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës

Mes atentateve politike në historinë moderne të Kosovës, rasti i tyre paraqet një dosje më vete. Përmes saj mund të lexohet vet historia e ekzilit politik të shqiptarëve, përndjekja e tyre nga strukturat e sigurisë të Serbisë dhe historia e bashkëpunëtorëve të tyre. Atentati ndaj Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës u krye 42 vite më parë, më 17 janar 1982. Ata u vranë ashtu siç ishte organizuar nga shërbimet e fshehta të Serbisë, që kishin bërë përvojë paraprakisht me atentate të ngjashme ndaj ekzilit politik kroat.

Atë të dielë dimri dhe me borë në Gjermani, 3 veprimtarët politikë shqiptarë të shënjestruar, Jusuf Gërvalla, vëllai i tij Bardhoshi dhe gazetari Kadri Zeka, sapo kishin dalë me makinë nga një garazhë në Untergrupenbach pranë Heilbronnit. Fare pak metra më tutje, 2 persona anonimë kishin dalë nga një punishte ndërtimi dhe me revolet e tyre kishin shtënë 12 plumba në drejtim të makinës. Prej tyre, 6 plumba e kapën Bardhoshin që po e voziste makinën, kurse Jusufi dhe Kadriu u goditën me nga 2 plumba. Një atentat i kryer qartazi nga vrasës të trajnuar dhe i ideuar politikisht, sipas stilit famëkeq të shërbimeve sekrete të Serbisë, që veçanërisht pas demonstratave të vitit 1981 në Kosovë, i kishte ashpërsuar shumëfish përndjekjet, arrestimet, burgosjet dhe torturat mbi aktivistët politikë shqiptarë që i gjurmonte edhe jashtë shtetit.

Rënia aq e bujshme e Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut si dhe jehona aq e gjatë e këtij atentati, nuk u përcoll deri në fund nga drejtësia. Por historia e veprimtarisë së tyre politike, pasuar nga veprat letrare të Jusufit dhe këngët e tij me Bardhoshin, sikur edhe profili prej gazetari dhe aktivisti i Kadriut, vetëm sa kanë shkuar duke u bërë më të kristaltë. Nga koha kur janë vrarë më 17 janar 1982 dhe deri sot pas 42 vitesh kur po i kujtojmë, Jusufi, Bardhoshi dhe Kadriu janë kthyer në emra referencialë për të gjithë ata që janë angazhuar dhe kanë luftuar për lirinë e Kosovës.

Lavdi Kadri Zekës dhe Jusuf e Bardhosh Gërvallës, për veprat e tyre atdhetare dhe për jetën e dhënë në rrugën për lirinë e Kosovës! /InLajmi/

Tags: Albin KurtiKadri ZekaVëllëzërit Gërvalla
Postimi i mëparshëm

Anulohen qindra fluturime në Gjermani nga reshjet e dendura të borës

Postimi tjetër

Muzeu i Luvrit rrit çmimin e biletave

Të ngjajshme Postime

Qeveria në detyrë mblidhet nesër – këto janë pikat e rendit të ditës
KRYESORE

Qeveria në detyrë mblidhet nesër – këto janë pikat e rendit të ditës

30 October 2025
E konfirmon Haradinaj: AAK në mbështetje të Arian Tahirit në garën për Mitrovicë të Jugut
KRYESORE

E konfirmon Haradinaj: AAK në mbështetje të Arian Tahirit në garën për Mitrovicë të Jugut

30 October 2025
“Nuk është marre me thanë që koalicioni me Limajn na ka djegë”, thotë Gjini
KRYESORE

“Nuk është marre me thanë që koalicioni me Limajn na ka djegë”, thotë Gjini

30 October 2025
Njohja e Kosovës nga Siria tensionon Vuçiqin
KRYESORE

Njohja e Kosovës nga Siria tensionon Vuçiqin

30 October 2025
​Takimi i nesërm me presidenten, deklarohen nga LVV-ja e PDK-ja
KRYESORE

​Takimi i nesërm me presidenten, deklarohen nga LVV-ja e PDK-ja

30 October 2025
Hargreaves për njohjen nga Siria: E rëndësishëm për pozitën ndërkombëtare të Kosovës, e forcon paqen e stabilitetin
KRYESORE

Hargreaves për njohjen nga Siria: E rëndësishëm për pozitën ndërkombëtare të Kosovës, e forcon paqen e stabilitetin

30 October 2025
Postimi tjetër
Muzeu i Luvrit rrit çmimin e biletave

Muzeu i Luvrit rrit çmimin e biletave

Lajmet e fundit

Qeveria në detyrë mblidhet nesër – këto janë pikat e rendit të ditës

Qeveria në detyrë mblidhet nesër – këto janë pikat e rendit të ditës

30 October 2025
Dhimbja e këmbëve, simptomë e moshës apo shenjë e sëmundjeve serioze

Dhimbja e këmbëve, simptomë e moshës apo shenjë e sëmundjeve serioze

30 October 2025
Kryeziu: Kurti s’mund të mandatohet, s’ia vlen qeveria me këta deputetë – zgjedhje të jashtëzakonshme

Kryeziu: Kurti s’mund të mandatohet, s’ia vlen qeveria me këta deputetë – zgjedhje të jashtëzakonshme

30 October 2025
Bajrami: S’ka mundësi ligjore që kjo legjislaturë ta votojë buxhetin – mos bini pre e propagandës

Bajrami: S’ka mundësi ligjore që kjo legjislaturë ta votojë buxhetin – mos bini pre e propagandës

30 October 2025
E konfirmon Haradinaj: AAK në mbështetje të Arian Tahirit në garën për Mitrovicë të Jugut

E konfirmon Haradinaj: AAK në mbështetje të Arian Tahirit në garën për Mitrovicë të Jugut

30 October 2025
Historike në NBA, miratohet shitja e Los Angeles Lakers

Historike në NBA, miratohet shitja e Los Angeles Lakers

30 October 2025
Erdogan-Merz përplasen për Gazën/ Debati në publik, presidenti turk: Pse nuk e sheh Gjermania gjenocidin e Izraelit?

Erdogan-Merz përplasen për Gazën/ Debati në publik, presidenti turk: Pse nuk e sheh Gjermania gjenocidin e Izraelit?

30 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu