Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka përkujtuar atentatin 42 vite më parë ku humbën jetën Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla, përcjell InLajmi.
Krasniqi tha se 3 ranë, me mijëra u ngritën, pjesa tjetër është histori!
Tutje ai shprehu lavdi e mirënjohje e përjetshme për kolosët dhe veprimtarët e paepur të çështjes kombëtare që frymëzuan brezin e lirisë, vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës.
Kreu i PDK-së tha se ata u ekzekutuan nga dora e shërbimit sekret jugosllav në Untergrupenbach të Gjermanisë.
Postimi i plotë i tij:
3 ranë, me mijëra u ngritën – pjesa tjetër është histori!
Lavdi e mirënjohje e përjetshme për kolosët dhe veprimtarët e paepur të çështjes kombëtare që frymëzuan brezin e lirisë, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla, të cilët, 42 vite më parë, u ekzekutuan nga dora e shërbimit sekret jugosllav në Untergrupenbach të Gjermanisë. /InLajmi/