Klubi futbollistik Drita nga Gjilani njofton se futbollisti Egzon Bejtullai është transferuar në klubin e tyre, përcjell InLajmi.
FC Drita tha se Egzoni i është bashkuar ekipit në Antalya të Turqis ku është pritur nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi.
Po ashtu njofton se Egzoni ka nënshkruar marrëveshje me klubin për 2 vite e gjysëm dhe do të jetë me ne deri në qershor të 2026.
Postimi i plotë i tij:
Bardhë e kaltër është edhe Egzon Bejtullai
Kemi knaqësin të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për transferimin e Egzon Bejtullait në radhët tona.
Egzoni sot i është bashkuar ekipit në Antalya të Turqis ku është pritur nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese së bashku.
Egzoni ka nënshkruar marrëveshje me klubin për 2 vite e gjysëm dhe do të jetë me ne deri në qershor të 2026.
Mirë se vjen Egzon./InLajmi/